A mund të përdor Aerosol për fëmijën 8 muajsh?

Kam blerë aparatin Aerosol. A mund ta përdor për ngjirjen e zërit tek fëmija i moshës 8 muajsh? A mund ta përdor për ngjirjen e zërit me ujë fiziologjik?

Përgjigjet Nevila Shtino, mjeke pediatre, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Nr. 8 Tiranë

E para njëherë do të këshilloja zonjën që të dërgojë fëmijën menjëherë për vizitë tek mjeku pediatër. Nëse kemi inflamacion të kordave zanore duhet ta vizitojë doktori në mënyrë që të shohim nëse kemi nëse kemi ndonjë laringit dhe në çfarë stadi është. Në rast se shikohet që simptoma insiston, pra kemi ngjirje të zërit përgjatë 24 orëve dhe fëmija nuk sheh përmirësim, në vend të aerosolit, mund ta bësh banjon tym me avull dhe të vendosësh fëmijën 8 muajsh. Pra, më mirë një dhomë e lagështuar me ujë të ngrohtë sesa përdorimi i aerosolit.
Unë kaq mund ta lejoja brenda kushteve të shtëpisë pa konsultë nga pediatri për 24 orë. Por nëse simptoma vazhdon, duhet konsultë në pediatri.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?