A mund të përdorë viagra një 20-vjeçar?

Përshëndetje! Unë që ju shkruaj jam një 20-vjeçar. Kam dëgjuar shpesh për efektet e mira që ka viagra në rritjen e kualitetit të aktit seksual, por do doja të dija nëse përdorimi i saj është i
rekomandueshme edhe tek të rinjtë.

Përgjigjet Evin Dani, mjek androlog.

Viagra ka efekte shumë të fuqishme në kuptimin e ereksionit. Mashkulli do ta ndiejë veten shumë herë më mirë, megjithatë, në moshat e reja, kur nuk është e nevojshme, nuk ke pse ta përdorësh.

Pra, ne e rekomandojmë përdorimin e saj vetëm kur është e nevojshme, atëherë kur ka patologji apo mosfunksionim të ereksionit, kur ka pamundësi për të bërë aktin seksual. Në këtë rast tek çifti krijohet një gjendje psikologjike shqetësuese për ta, prandaj ne mund ta rekomandojmë viagrën. Pra, viagra jo se është e kundërindikuar në raste të tilla, por për moshën e re ne themi që jepet vetëm atëherë kur është e nevojshme. Pasi disa mosha të reja e përdorin atë thjeshtë për të arritur marrëdhënie seksuale cilësisht shumë të mira dhe kur nuk është e nevojshme.

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)