A mund të vdesësh nga një zemër e thyer?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Mund ta keni parë nëpër filma apo lexuar në lajme: Bashkë deri në frymën e fundit! Çifti i martuar prej disa vitesh vdesin pak orë ndaras. Njerëzit e quajnë atë “sindroma e zemrës së thyer” dhe është reale.

Humbja e një personi të dashur mund të jetë shkatërruese emocionalisht. Ndodh rrallë, megjithatë ndarja nga një person i dashur mund të ndikojë në shëndetin fizik, si edhe në zemër.

Fatmirësisht, pjesa më e madhe e këtyre rasteve mund të trajtohen nga specialistët.

Zemra përgjigjet

Simptomat e zemrës së thyer, si shtrëngimi në gjoks dhe problemet me frymëmarrjen, mund të duken si atak në zemër. Por nuk janë!

Problemi ndodh kur shkaktarët psikologjikë të stresit dobësojnë muskujt e zemrës. Mjekët e quajnë atë “kardiomiopati e shkaktuar nga stresi”.

Ndryshe nga ataku në zemër, sindroma e zemrës së thyer zgjeron një pjesë të zemrës, përkohësisht. Në këtë mënyrë ndryshohet edhe mënyra si pompon zemra dhe shfaqen simptoma të tilla si shtrëngimi në gjoks apo problemet me frymëmarrjen.

Kush rrezikon?

Mund t’i ndodh kujtdo, edhe pse është më e zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt, në moshë të mesme ose të tretë. Ajo çka e bën edhe më enigmatike këtë gjendje është se njerëzit që preken nga kjo sindromë zakonisht nuk kanë pasur më parë probleme me zemrën.

Edhe pse hasen më shumë raste të sindromës së zemrës së thyer kur dikush humbet bashkëshortin/en ose partnerin, mund të ndodhë edhe në situata të tjera gjithashtu, si probleme serioze me financat, pushimi nga puna ose abuzimi në familje. Një ndërhyrje kirurgjikale apo probleme të rënda fizike mund të jenë gjithashtu shkaktarë të këtij problemi.

Trajtimi

Mund të lind nevoja e përdorimit të ilaçeve për mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut. Duke qenë se zemra fillon të dobësohet, mund të keni probleme me ritmin e zemrës. Në këtë rast duhet të konsultoheni me një mjek që të merrni trajtimin e duhur. Mund të mos jetë e nevojshme që të mjekoheni me ndonjë ilaç, por thjesht të luftoni ankthin, ndoshta duke u konsultuar me një terapist.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë