A ndihmojnë bananet me njolla kafe të errët në luftimin e kancerit?

Kur bananet piqen shumë, ato zhvillojnë njolla kafe të errëta në lëkurën e tyre të verdhë, ajo bëhet e butë brenda dhe lëshon një aromë mjaft të fortë të pjekure. Në këtë fazë, ndoshta keni menduar që duhet t’i hidhni në plehra këto banana. Por, prisni! A e keni menduar se këto banane me njolla kafe mund të ndihmojnë në luftimin e kancerit?

bananiaNga një studim i kryer në Universitetin e Tokios (nga profesor Senxhi), u bë një eksperiment në kushte laboratorike me minj, ku iu injektuan një shumëllojshmëri frutash, duke përfshirë këtu edhe bananen. Në këtë eksperiment rezultoi se nga të gjitha frutat e injektuara, banania ishte ajo që solli më së shumti përmirësime në shëndetin e përgjithshëm të minjve. Banania jo vetëm kishte ndihmuar në rritjen e rruazave të bardha të gjakut, por kishte penguar rritjen e qelizave kancerogjene në trupat e tyre duke prodhuar një substancë të fuqishme të quajtur TNF. Kjo substancë ishte një mrekulli natyrore për parandalimin e kancerit.

Në gjuhën shkencore TNF është një proteinë e përbërë nga molekula të vogla të sinjalizimit, të cilat kanë një sistem kompleks që rregullojnë aktivitetet funksionale duke koordinuar lëvizjet e tyre. Kjo është arsyeja pse TNF pengon zhvillimin e qelizave jonormale, dmth qelizat kancerogjene. Ajo ka aftësinë të shkatërrojë grupe të caktuara të qelizave të tumorit duke shkaktuar pompimin e tepërt të ujit në qelizat e dëmshme duke i bërë ato të dalin jashtë nga presioni.

Bananet përmbajnë disa antioksidantë që shkatërrojnë radikalet e lira. Radikalet e lira janë ato molekula qe veprojnë përmes qarkullimit të gjakut duke shkaktuar formimin e qelizave kancerogjene. Duke shkatërruar radikalet e lira, antioksidantët që gjenden në banane janë në gjendje të minimizojnë dëmet e lira radikale në trup dhe luftojnë kancerin në fazat e hershme të tij.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?