A ndikon menopauza në hipertension?

menopauza

Jam një grua 43 vjeçare dhe doja të pyesja rreth një problemit tim. Sapo kam hyrë në periudhën e menopauzës dhe kanë nisur të më shfaqen probleme të tensionit të lartë. Doja të dija se si ndikon menopauza në shfaqjen e hipertensionit?

  • AFËRDITA
  • Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjekun kardiolog Valer Manushi:

“Është e vërtetë që menopauza ndikon në shfaqjen e problemeve të hipertensionit. Kjo lidhet me çregullimet që nisin të shfaqen në periudhën e menopauzës, për prodhimin e hormoneve,sidomos estrogjenit që ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut nga arteriosklerozat. Në moment që këto hormone janë në nivele të ulta, nis formimi i arterosklerozave e për pasojë dhe hipertensioni”.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës