Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al
A mund të ngelë një femër shtatzënë nëse derdhesh mbi vaginën e saj, domethënë mbi sipërfaqe dhe pse është e virgjër?
Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” nga mjeku obstetër-gjinekolog Rustem Celami
Nëse sperma derdhet mbi sipërfaqen e vaginës, megjithëse nuk ka pasur penetrim, nëse sperma depërton në vaginë, ekziston mundësia që spermatozoidi të bëjë udhëtimin për në mitër.
Cipa e himenit nuk bllokon hyrjen e vaginës, sepse aty del gjaku i menstruacioneve. Megjithatë, jo çdo akt seksual që përfundon me derdhjen e spermës në vaginë do të thotë 100% se ngel shtatzënë.
Sepse ka shumë faktorë që ndikojnë. Në radhë të parë varet se në cilën ditë të ciklit është femra. Pra, a është afër periudhës së ovolucionit. Qafa e mitrës, gjithashtu, ka edhe ajo barrierat e saj në ditë të ndryshme të ciklit.
Por nëse sperma është derdhur mbi vaginë dhe ka depërtuar në vaginë dhe vajza është në prag të ovolucionit, atëherë mund të ketë shanse të mbesë edhe shtatzënë.


