A po i vjen fundi kohës së artë të antibiotikëve? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

bakter, antibiotik

Pas konfirmimit të dy rasteve në Amerikë, të prekur nga një super-bakter rezistent ndaj të gjithë antibiotikëve, ekspertët e infeksioneve thonë se presin të shfaqen më shumë raste në muajt në vazhdim, duke qenë se gjeni bakterial, që fshihet pas tyre, po përhapet shumë më shpejt seç ishte menduar më parë.

Në muajin maj të këtij viti, hulumtuesit shkencor të Departamentit të Mbrojtjes konfirmuan se kanë gjetur një superbakter rezistent ndaj të gjitha antibiotikëve. Ky bakter paraqet rrezik të madh për shëndetin nëse fillon të përhapet.

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA kanë bërë publik rastin e parë të një gruaje të prekur nga një infeksion të traktit urinar, i cili ka rezultuar rezistent  ndaj çdo antibiotiku, përfshirë këtu edhe antibiotikun më të vjetër “colistin”. Ky antibiotik ruhej për rastet më urgjente, si mundësi e fundit kur antibiotikët e tjerë dështonin (lexo më shumë këtu).

Ndërsa të hënën, hulumtuesit shkencorë konfirmuan një tjetër rast të prekur nga bakteri  E. Coli, që kishte të njëjtin gjen mcr-1, si tek rasti i parë i konfirmuar në maj.

Super-bakteri mcr-1 është identifikuar këto gjashtë muajt e fundit tek kafshët që jetojnë në femra dhe njerëz në 20 shtete të ndryshme, përfshirë këtu edhe Kinën, Gjermaninë de Italinë.

Bakteri mund të transmetohet nga ujërat e pista ose mungesa  e higjienës. Ekspertët e infeksioneve mendojnë se mund të ketë më shumë raste të prekur nga ky bakter, seç janë dokumentuar deri tani.

Zyrtarët e shëndetësisë i frikësohen përhapjes së gjenit bakterial mcr-1, i cili mund të gjendet shumë shpejt tek bakteret që janë aktualisht rezistente ndaj të gjitha llojeve të antibiotikëve, duke i bërë infeksionet të pashërueshme.

“Të jeni të sigurt që gjeni bakterial (mcr-1) gjendet aktualisht tek zorrët e shumë njerëzve në Amerikë dhe do të vazhdojë të përhapet”, deklaron dr. Brad Spellberg, profesor i mjekësisë tek Universiteti i Kalifornisë Jugore.

Dr. David Van Duin, një ekspert i sëmundjeve infektive tek Universiteti Karolina e Veriut, në Chapel Hill, thotë se pret që të dokumentohen më shumë raste të prekur nga gjeni mcr-1 në muajt në vazhdim, dhe mund të përhapet edhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Antibiotiku “colistin” shkakton dëmtime të veshkave, megjithatë mjekët e kanë përdorur, duke qenë se efekti i antibiotikëve të tjerë ka rënë ndjeshëm. Përdorimi i tepërt i tij, sidomos te kafshët në ferma, ka bërë që bakteret të zhvillojnë rezistencë ndaj tij.

Burimi: Reuters / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni