Disa prindër apo personel shëndetësor mendojnë se bajamet e zmadhuara duhen operuar që fëmija të shëndoshet dhe t’i vijë oreksi. A qëndron ky argument?
Përgjigjja nga Orjeta Tonuzi, mjeke otorinolaringologe (ORL)
Ky argument qëndron në rastet e hipertrofisë tonsilare, pra kur bajamet janë të zmadhuara dhe bëhen shkak për mosoksigjenim të mirë të fëmijës dhe për pengesë gjatë ushqyerjes, e cila shkakton dhe ulje oreksi. Lirimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe atyre tretëse çon në oksigjenimin e trurit dhe lehtësimin e marrjes së ushqimit dhe si rrjedhojë në rritjen e cilësisë së jetës.


