Përgjigjja nga mjeku neurolog Agron Islamaj:
Shpesh neurozat mund të bëhen shkak i një hipertensioni të rritur, mund të shfaqet diabeti, po kështu mund të shfaqen çrregullime të tiroides ose probleme hormonale tek femrat dhe meshkujt duke shkaktuar impotencë tek meshkujt dhe infertilitet ose amenore (ndërprerje të ciklit menstrual) tek femrat.
Kjo për faktin se prishet sistemi, pra nxitja dhe frenimi. Ndodh që në tru të shkojnë më pak ngacmime për t’u përpunuar në sistemin nervor dhe nga ana tjetër duke qenë të frenuara, bëjnë që të çlirohen hormone të ndryshme të cilat sjellin probleme në sistemin nervor. Në këto raste ndodh të çlirohet adrenalina me shumicë apo një varg hormonesh të tjera që janë në nivelin e neuroneve të sistemit nervor.
