A trashëgohen variçet?

Jam një vajzë 26 vjeç. Kam një shqetësim. Mamaja ime ka variçe dhe ka vuajtur gjithmonë nga variçet. Dua të di, a është e thënë që edhe mua do të më bëhen variçet me kalimin e kohës?

 

varicet 1Përgjigjet mjeku kirurg i përgjithshëm, Agron Domi

Variçet janë një problem edhe gjenetik, kanë të bëjnë edhe me trashëgiminë, pra me historinë familjare dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Por, nuk është e thënë që do të trashëgohet domosdoshmërisht.  Të qenët femër është një risk më vete për të pasur variçe. Megjithatë, vajza nuk duhet të shqetësohet. Është e rëndësishme që çdo njeri të ketë parasysh disa faktorë risku, si:

Të ruajë një peshë normale, pra, të mos shtojë në peshë.

Nëse qëndron shumë gjatë në këmbë  të përdorë çorapet elastike. Çorapet mund të mos jenë shumë të këndshme, sidomos kur bën nxehtë, por sigurisht se janë më shumë të këndshme se venat varikoze kur komplikohen.

Nga ana tjetër, është e rëndësishme që femrat të mos përdorin këpucë me taka më shumë se tre ose katër centimetër. Faktorët gjenetikë nuk mund t’i ndryshojmë, të përpiqemi të bëjmë kujdes me këta faktorë të tjerë.

Postime të ngjashme

VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm