A tregojnë flokët e thinjura se po plakeni?

Flokët e thinjura janë një ndër shenjat e dukshme të moshës. Gjithsesi, të thinjurit e flokëve nuk do të thotë medoemos se jeni në fazën e fundit të jetës. Flokët thinjen kur gjendrat e flokëve prodhojnë më pak melaninë, pigmenti që u jep ngjyrë flokëve. floke me thinjaZakonisht thinja e flokëve fillon në moshën 30 vjeç, megjithatë, ka edhe nga ata njerëz që fillojnë të thinjen që në moshën 20 vjeç. Mosha e të thinjurit lidhet me përkatësinë etnike (kaukazianët thinjen më shpejtë se aziatikët dhe afro-amerikanët), si dhe me prejardhjen (duhet të pyesni prindërit ose gjyshërit kur u kanë dalë thinjat e para).

Ka disa arsye se përse njerëzit thinjen që në moshë të re. Një arsye është duhani, i cili shkakton thinje të parakohshme të flokëve.

Faktorët mjedisorë, si rrezet ultravjollcë dhe ndotësit e ajrit mund të jenë pjesërisht shkaktarë.

Në raste të rralla, të thinjurit e parakohshëm mund të jetë shenjë e një sëmundjeje, si: anemia e shkaktuar nga fakti që trupi e ka të vështirë të përthithë vitaminën B12 ose probleme me gjendrat tiroide.

Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës