Acidoza respiratore/ Llojet dhe trajtimi

Nga Alket Korosh, mjek nefrolog

Kur merrni frymë, mushkëritë tuaja largojnë dioksidin e karbonit të tepërt nga trupi juaj. Kur ata nuk mund ta bëjnë këtë, gjaku dhe lëngjet tuaja bëhen shumë acid.

Simptomat e acidozës së frymëmarrjes: përfshijnë lodhje, gulçim dhe konfuzion.

Shkaqet

Ekzistojnë disa shkaqe të ndryshme të acidozës së frymëmarrjes duke përfshirë:
deformime ose dëmtime të gjoksit
sëmundjet kronike të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes
përdorimi i tepërt i qetësuesve
mbipesha

Llojet e acidozës së frymëmarrjes

Nuk ka simptoma të dukshme të acidozës kronike të frymëmarrjes. Kjo për faktin se gjaku juaj ngadalë bëhet acid dhe veshkat rregullohen për të kompensuar, duke e kthyer gjakun tuaj në një ekuilibër normal të pH.

Acidoza akute e frymëmarrjes shfaqet papritur, duke mos lënë veshkat kohë për t’u rregulluar. Ata me acidozë kronike të frymëmarrjes mund të përjetojnë acidozë akute të frymëmarrjes për shkak të një sëmundje tjetër që shkakton përkeqësimin e gjendjes.

Diagnoza e acidozës respiratore.

Analizat jane te nevojshme dhe një ekzaminim i plotë fizik. Testimi diagnostik mund të përfshijë:
testi i gazit arterial të gjakut
panel metabolik
testi i funksionit pulmonar
radiografia e gjoksit

Trajtimi i acidozës respiratore

Një mjek duhet të vizitohet menjëherë për të trajtuar acidozën akute të frymëmarrjes, pasi kjo mund të jetë një gjendje e rrezikshme për jetën. Trajtimi i drejtohet shkakut.

Medikamente bronkodilatuese mund të jepen për të korrigjuar disa forma të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes. Nëse niveli i oksigjenit në gjak është shumë i ulët, mund të keni nevojë për oksigjen. Mund të jetë i domosdoshëm ventilimi me presion pozitiv jo-invaziv ose një makinë për të marrë frymë.

Për të trajtuar acidozën kronike të frymëmarrjes, duhet të përcaktohet shkaku themelor në mënyrë që të bëhet trajtimi i duhur. Shkaku mund të jetë nga një deformim i një organi, një infeksion ose ndonjë lloj inflamacioni. Çdo shkak mund të kërkojë një trajtim të ndryshëm duke filluar nga antibiotikët deri në një makinë për të marrë frymë.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Impetigo Bakterial: Një infeksion i shpeshtë në sezonin e verës – Këshilla nga Dr. Tritan Kalo
Si trajtohet inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës) te meshkujt?
Si bëhet manaxhimi i një aritmie akute në hemodializë?
Dhimbjet kronike të veshit, mjekja: Duhet të trajtohet, shkakton probleme serioze
Cilat janë shkaqet e tamburizmit?