Adoleshentja zbulon si arriti t’i luftojë aknet me një ilaç të vetëm

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kali Kushner ka pasur gjithmonë probleme me fytyrën kur ishte në gjimnaz, por nga mosha 19 vjeç asaj iu shfaqën disa njolla të kuqe në lëkurë, që nuk mund të cilësoheshin as puçrra. Tani 22 vjeç, studentja nga Ohajo ka provuar çdo mjekim të mundshëm, por vetëm sa ia përkeqësonin aknet cistike.

Dermatologia më pas i rekomandoi një ilaç që  merret nga goja (Accutane) dhe brenda tre muajsh filloi të kishte përmirësime të lëkurës.

Ajo e ka dëshmuar të gjithë rrugëtimin e saj të mundimshëm në Instagram, duke u bërë kështu frymëzim për 22 mijë ndjekësit e saj.

Kushner nuk e përdor më ilaçin, për shkak të efekteve anësore, përfshirë tharjen e shumtë të lëkurës, megjithatë ajo pranon se një ilaç i vetëm arriti t’ia transformojë lëkurën.

Accutane është një ilaç që përdoret për aknet, dhe shitet nën markën Roaccutane në të gjithë botën.

Ky ilaç (merret nëpërmjet gojës) i bërë me vitaminë A, përdoret për të ulur prodhimin e yndyrës nga gjëndrat e lëkurës. Prandaj njerëzit përjetojnë tharje të lëkurës nëse e përdorin për një kohë të gjatë.

Sigurisht që nuk mund të merret ilaçi pa rekomandimin e mjekut specialist, pasi jo çdo mjekim vepron njësoj në persona të ndryshëm.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri