Agjërimi, si ndikon tek personat në këtë periudhë të nxehti?

Nga mjeku kardiolog Bernard Shehu

Si te njeriu i shëndoshë, si te njeriu i sëmurë ato çka ndodhin në trup nga mosngrënia, mospirja janë të njëjtat, pra ka çrregullime të lëngjeve të trupit, çrregullime të kripërave, pakësim të lëndëve ushqyese. Te njeriu i shëndoshë kjo është e mirë, agjerimi ramazansepse fut në lojë mekanizmat e përshtatjes gjatë këtyre situatave që në kushtet normale, duke qenë se ne nuk vuajmë nga uria ose etja kronike, nuk i kemi të zhvilluar këta mekanizma mbrojtës. Kjo është edhe dobia e argjërimit.

Nuk diskutohet që asnjë njeriu të shëndoshë nuk i thuhet që të rrijë me pak ujë dhe pak ushqim, sepse kjo do të ishte jo mjekësore. Ashtu si 30 ditë grevë urie do të sillnin probleme në organizëm. Por ajo ç’ka rekomandohet, është që të konsumohen 1 -2 litra për mëngjes ujë ose lëngje që mund të jenë në formën e ujit, të supës, të qumështit, të dhallës etj. Të merret një sasi karbohidratesh e mjaftueshme. Populli ynë e ka zgjidhur këtë punë duke futur petullat dhe kulaçin, ka dhe forma të tjera.

Mëngjesi duhet të mos jetë shumë i rëndë, sepse rëndon trupin. Në darkë është e kundërta. Fillon me ujë, vazhdohet me supë, hahet diçka si patate apo oriz dhe vazhdohet me mish. Si nga ana mjekësore, ashtu edhe nga ana fetare nuk lejohet që të kalohet në mbingrënie. Sepse gjithë ky ushqim i menjëhershëm brenda një ore mund të sjellë edhe ndërlikime. Kjo është perfektja, një i shëndoshë që mban këtë regjim, nuk ka pse të ketë probleme gjatë argjërimit. Tek njerëzit e shëndoshë fusim dhe ata që kanë një hipertension të stabilizuar, personat me sëmundje të stabilizuar.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë