Aknet dhe problemet që sjellin tek njerëzit

Në zonat rurale problemet e akneve ndeshen më rrallë. Kjo ndodh sepse ambienti ku ato jetojnë është më i pastër dhe për rrjedhojë probleme të tilla janë më të pakta, ndryshe ndodh në qytete të mëdha si Tirana

Aishe Thartori

Aknet janë një problem që shumica prej nesh e ka ndeshur të paktën një herë në jetë. Çdokujt mund t’i kenë ndodhur irritime të lëkurës së fytyrës dhe rezultati ka qenë shfaqja e puçrrave. Mirëpo shpeshherë aknet, sidomos tek adoleshentët, sjellin edhe probleme psikologjike që i bën ata të ndihen të stigmatizuar nga shoqëria që e rrethon.

Selman Mirza (1)Sipas mjekut dermatolog në Poliklinikën Qendrore të Specialiteteve nr.3, Selman Lirza, lëkurat më të prirura për të krijuar akne janë ato të yndyrshmet. Mjeku pohon gjatë një interviste për gazetën “Shëndet Plus” se aknet nuk janë gjë tjetër veçse infeksione bakteriale të cilat, nën ndikimin e faktorëve atmosferikë (ndotja, pluhuri) dhe atyre psikologjikë (stresi, nervozizmi etj) favorizojnë krijimin e akneve.

Grupmoshat më të predispozuara  për krijimin e akneve, sipas dermatologut Lirza, janë adoleshentët, por nuk bëhen përjashtime edhe përsa i takon moshave të rritura. Sipas tij, tek të rriturit, përfshirë këtu edhe nënat me fëmijë, aknet mund të krijohen si pasojë e ndryshimeve hormonale apo stresit. Ndër të tjera, mjeku pohon se mbajtja e një higjiene të mirë personale është gjithashtu një mënyrë e mirë përkujdesi përsa i  takon problemeve që lidhen me aknet, shoqëruar kjo edhe me një ushqyerje të shëndetshme.

Doktor, çfarë janë aknet, pse krijohen dhe cilat lloje lëkurash janë më të prirura për të krijuar akne?

Aknet nuk janë gjë tjetër veçse infeksione bakteriale të cilat krijohen nën ndikim e faktorëve të shumtë si streptokoku apo stafilokoku. Lëkurat më të riskuara apo më të prirura për të krijuar akne janë lëkurat e yndyrshme, kjo për arsye se gjendrat e yndyrës janë shumë herë më të zhvilluara dhe ndodhin çrregullime të funksionit të sekretimit për pasojë mundësia e infeksionit që vjen nga jashtë është më e madhe.

Cilat janë moshat të cilat “vuajnë” më shumë prej akneve?

Moshat më të prirura për të krijuar apo për t’u prekur nga aknet janë adoleshentët, kryesisht nga mosha 14-15 vjeç. Por nuk përjashtohen edhe moshat e rritura apo edhe nënat me fëmijë. Pra edhe në ato mosha që e kanë kaluar tashmë pubertetin mund të preken prej akneve.

Pse ndodh kjo gjë? Pse shfaqen aknet në moshat produktive?

Kjo ka të bëjë me ndryshimet hormonale dhe ndodh kryesisht tek personat që kanë lëkurë të yndyrshme. Ata që e kanë lëkurën me gjendra të yndyrës të zhvilluara (hipertrofike) janë më të riskuar për t’u prekur nga këto infeksione.

Cilët janë disa nga faktorët që favorizojnë krijimin e akneve?

Sigurisht, higjiena e ambientit është e para që renditet tek faktorët që favorizojnë aknet. Në Shqipëri, në Tiranë, duhet thënë se ndotja është në nivele të larta, ndaj nxit dhe ndikon në shfaqjen e akneve.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin 14-30 prill 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Allmuça: Nëse duam që dhuna të mos përsëritet, duhet të punojmë me dhunuesit duke i rehabilituar
BB kërkon kthesë në financimin e shëndetësisë, spitalet të paguhen sipas rezultateve
Plagosja në Poliklinikën në Shkodër, reagon KMD: Dhuna në ambiente publike po cenon sigurinë e qytetarëve dhe besimin tek institucionet
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie