Aktivitet sensibilizues në ditën botërore të melanomës

Denisa Canameti / Shëndet+

melanoma2

Maji është muaji i ndërgjegjësimit për melanomën, një nga format më të rënda dhe më te rrezikshme te kancerit të lëkurës. Fondacioni botëror i melanomës, në bashkëpunim me shumë organizata të tjera, çdo vit muajin maj e rekomandojnë për sensibilizimin ndaj melanomës, duke qenë se afron edhe stina e verës.

Rrezatimi diellor është një nga faktorët më të rrezikshëm në shfaqjen e  melanomës. Melanoma është një nga kanceret më të rrezikshme të lëkurës, që ka një rritje shumë të lartë të mortalitetit. Në të gjithë botën numërohen 132 mijë raste të reja në vit.

Çdo vend cakton një ditë apo një javë sensbilizimi për melanomën. Shoqata shqiptare e dermatologjisë-venerologjisë organizoi ditën e premte, më 6 maj 2016, një aktivitet sensibilizues, për t’i informuar më shumë qytetarët në lidhje me këtë kancer vdekjeprurës.

Për t’u informuar më shumë mbi kancerin e lëkurës, shkaqet dhe format e trajtimit, mund të lexoni një intervistë të dhënë për gazetën “Shëndet+” nga mjekja hispatologe, Daniela Xhemala.

melanoma1

melanoma

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni