Melanoma, kanceri vdekjeprurës i lëkurës, edhe në sy?!

Melanoma është një sëmundje që po vjen duke u rritur. Numri i rasteve të reja ka një rritje rreth 5-7% në vit

Denisa Canameti

Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet e lëkurës (qeliza që janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës sonë). Daniela Xhemalaj, mjeke hispatologe, pranë QSUT-së shpjegon për lexuesin e gazetës “Shëndet+” gjithçka rreth sëmundjes së melanomës. Ajo thekson melanoma nishanetfaktin që melanoma është një sëmundje kryesisht e lëkurës, por jo vetëm. Ajo mund të shfaqet edhe në mukoza, në sy apo jo pak herë mund të diagnostikohet nga metastazat që jep në inde dhe organe të ndryshme, si në tru apo mushkëri.

Doktoreshë, çfarë është melanoma?

Është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet e lëkurës (qeliza që janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës sonë) . Melanoma malinje përbën rreth 5% të kancerit të lekurës. Ritmi i vdekjeve nga ajo është më i larti nga të gjitha neoplazitë e tjera kutane.

Si mund ta njohim melanomën?

Është një sëmundje kryesisht e lëkurës,por jo vetëm. Ajo mund të shfaqet edhe në mukoza, në sy apo jo pak herë mund të diagnostikohet nga metastazat që jep në inde dhe organe të ndryshme, si në tru apo mushkëri.

Çfarë e shkakton melanomën?

Melanoma  është një patologji  që mund të zhvillohet mbi bazën e lezioni preekzisues, si një nishan i cili për një kohë të gjatë  ka qenë prezent, por që papritur ka filluar të rritet, të ndryshojë ngjyrë apo të ketë edhe prurit (të kruara) ose  shfaqet pa praninë  e një lezioni preekzistues.

Melanoma mund të shfaqet jo vetëm në lëkurë,  por edhe në mukoza, thonj, sy apo në organe të tjera. Një faktor që akuzohet shpesh si shkaktar i melanomës është  ekspozimi i gjatë në rrezatimin diellor.

Si të dallojmë nishanet normale nga ato të pazakonta?

Nishanet janë një kontigjent i rëndësishëm që mund të pësojnë transformim malinj,por jo tek të  gjithë nishanet mund të ndodhë ky transformim. Këto kritere njihen ndryshe  edhe me emrin ABCD ku:

A-Është e lidhur me asimetrinë e nishanit.

B-Kufijtë e nishanit-përbëjnë problem  kur janë të çrregullta.

C-Ngjyra  e cila duhet të jetë shqetësuese për pacientin kur është  blu në mavi.

D-Diametri më i madh se 6mm. Pra të gjitha  këto simptoma duhet t`i tërheqin vëmendjen pacientit për të kontaktuar me dermatologun.

quka dielli njolla lekureCili është kujdesi që duhet të bëjmë me nishanet?

Është një vëzhgim i thjeshtë që nuk kërkon shumë kohë apo angazhim special.

Duhet të bëjmë  vrojtimin e kujdesshëm me sy të lirë apo edhe me ndihmën e pasqyrës. Ka rëndësi edhe numri i nishaneve. Sa më i madh numri i nishaneve  dhe madhësia e tyre. Duhet të rritet edhe kujdesi ndaj tyre, që do të thotë më shumë vëmendje ndaj tyre dhe vizita periodike tek dermatologu  duke përfshrirë edhe dermatoskopinë.

Çfarë është dermatoskopia?

Është një metodë diagnostikuese joinvazive që përdor një pajisje me dritë e cila mundëson vëzhgimin e zmadhuar dhe të detajuar të nishaneve,që nuk mund të shihen me sy të lirë.

Si ta dallojmë melanomën e thoit nga infeksioni mykotik?

Historia klinike, pra anamneza , e ndihmon mjekun të orientohet më qartë rreth diagnozës diferenciale. Në infeksionet mykotike ka një histori pruriti dhe nuk shoqërohen me ulcerime ashtu sikurse ndodh në melanomë. Por kjo nuk është kaq e thjeshtë për t’u diferencuar, prandaj duhen ekzaminime të tjera klinike apo laboratorike për të diferencuar melanomën nga patologjitë e tjera kutane.

Cilat janë format e trajtimit?

Trajtimi kryesor i melanomës malinje të lëkurës është ai kirurgjikal, pra heqja e “lëkurës së dëmtuar” në kufij të shëndoshë. Sa më hershëm të bëhet kjo ndërhyrje, pacienti mund të konsiderohet i shëruar. Në rastet kur ajo  është përhapur, sigurisht trajtimi është me kompleks dhe konsiston jo vetëm në kirurgji (heqja e lezionit +kirurgji e nyjeve limfatike më të aferta) por edhe kimioterapi apo radioterapi.

A janë të rrezikuar pjesëtarët e tjerë të familjes nëse njëri nga pjesëtarët është mbartës?

Studime të ndryshme kanë treguar se ka një prirje më të madhe për t`u prekur nga melanoma tek personat që kanë në familjen e tyre pacientë me këtë patologji.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet