Projekti Teatri I te shtypurit perms lentes Multimediale eshte nje projekt per ngritjen e kapaciteteve nen programin e Erasmus Plusit dhe I financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti ka si synim perfshirjen e 8 organizatave nga Ballkani dhe Bashkimi Evropian te cilat punojne me perfshirjen sociale nerpermjet fuqizimit dhe mbeshtetjes se te rinjeve me ane te mjeteve si Multimedia dhe teatri I te shtypurit.
Ne projekt jane projektuar 3 aktivitete ku midis tyre nje trajnim mbi Fuqine e teatrit, nje shkembim rinor mbi mjetet e multimedias dhe teatrit te te shtypurit dhe nje seminar mbi perfshirjen sociale.
Metodologjia e aktiviteteve mbeshtetet mbi metodologjine e edukimit jofomal dhe learn by doing.
Gjate implementimit te projektit Teatri I te shtypurit permes Lentes Multimediale me organizate lider oganizaten shqiptare Youth4society jane zhvilluar gjithesej 16 aktivitete lokale, perkatesisht dy aktivitete lokale ne cdo shtet (Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Angli, Serbi, Itali, Turqi, Rumani) qe eshte pjese e projektit.
Gjate zhvillimit te aktiviteteve eshte shpjeguar projekti ne teresi, objektivat dhe gjithe rezultatet qe priten ne perfundim te tij. Gjithashtu te rinjte te cilet kane qene pjese e aktiviteteve te zhvilluara prezantuan aktivitetet e bera dhe mjetet e perdorura gjate aktiviteteve (multimedian dhe teatrin e te shtypurit) dhe rendesine e tyre ne shoqerine tone.
Te rinjte paten mundesine edhe te interpretojne skena te teatrit te te shtypurit dhe paten mundesine tu jepnin zgjidhje problemeve qe lidheshin me perfshirjen sociale edhe problem te tjera te lidhura me realitetin e shteteve ku jetojne.







