Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, aktori i “Portokallisë”, Marin Orhanasi, ka zgjedhur t’u dedikojë fëmijëve me aftësi të kufizuara disa rreshta prekëse, duke marrë nismën nga një miku i tij.
Duke u inspiruar prej një mikut tim, po përpiqem të bëj një status modest për të gjithë ata fëmijë që ne i cilësojmë me aftësi të kufizuara. #tekufizuarjemine. JU KING-A , NESËR DUHET TË JENI NË ÇDO BANKË SHKOLLE SE JU JENI NE. JENI MË SHUMË. Ju zemrat e mia jeni po aq të mirë sa cilido prej nesh. Më të mirë madje. Ju KING-ët e prindërve tuaj, por edhe te mitë e cilitdo prej nesh. Ju KING-a që Zoti ju solli për sprovë tek ne, jeni ata që e meritoni dashurinë deri në molekulën e fundit. Ju KING-ë nuk e dini se ne që na gënjen mendja se kemi aftësi, jemi më shumë për të ardhur keq. Ne jemi të paaftë. Ne gënjejmë veten, të tjerët herë pas here për hiçgjë. Ju KING-ë thoni veç të vërtetën me gjithë qenien tuaj. Ne urrejmë. Ju KING-ë qeshni. Ne zhytemi ne pisllëkun e mendjes tonë, shpeshherë të errët. Ju nuk ju intereson. Doni veç të jeni gjallë mes nesh, si ne. Ne përgojojmë. Ju KING-ë do donit të thonit: Të dua. Ju qeshni KING-ë. Ne jo. Bëjmë sikur qeshim. Shtiremi shpeshherë. Ne kemi aftësi por kufizojmë veten. Jemi të paaftë megjithëse kemi gjithçka. Ju KING-ë shihni ne sy. Shume prej nesh jo. Ne vrasim enderrat tona perdite e krijojme realitet te shemtuar. Ju KING-ë, besoj fort, keni enderra. Ju KING-ë kënaqeni me atë që keni. JU KING-ë jeni MBRETËR TË VETES. Ne shërbëtorë të të tjerëve, sendeve e gjërave shumë të pavlera. Ju KING-ë jeni ne erresire e kerkoni driten. Ne jemi ne drite e kerkojme erresire. JU KINGË JENI FEMIJE DERI NE FUND, TE PASTER, TE PAPREKUR E TË MREKULLUESHËM. Ne nuk ju kuptojmë, përpiqemi, por një gjë e di mirë. Shpesh do doja te isha si ju. Të mos kuptoja asgjë e te isha në botën tuaj. Se ju e keni. Ndoshta shumë më të mrekullueshme se e jona. JU DONI TË BËHENI SI NE. POR NË FAKT NE DUHET Të ISHIM SI JU. Zoti ju ka premtuar vend në Parajsë dhe unë këtë e besoj. Ne që kemi shume mend se dimë vendin tonë…JU KING-ët e Zotit.
Mos e kërkoni heroin vërdallë. Heronj janë ata prindër qe u ka rënë për kismet të kenë te tillë fëmijë. Heronj janë ata që kontribuojnë për rehabilitimin e kësaj kategorie.
MESAZH NË MBESHTETJE TË CDO PROJEKTI PËR REHABILITIMIN E KUJTDO ME AFTËSI TË KUFIZUARA./ Shendeti.com.al

