Aktorja e njohur dokumenton luftën e saj me kancerin në Instagram

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka 

Shannen Doherty

Aktorja e famshme Shannen Doherty, e cila është diagnostifikuar me kancer të gjirit vitin e kaluar, ka vendosur të dokumentojë luftën e saj me kancerin në Instagram. Aty ajo ka ndarë me ndjekësit e saj momentin kur vendos të rruajë kokën.

E mërzitur ajo merr gërshërët dhe fillon të presë flokët e saj të gjatë. Fotot prekëse tregojnë guximin dhe vendosmërinë e aktores për të mposhtur kancerin.

Ajo ka qenë një nga yjet më të famshëm të televizionit në vitet ’90, falë shfaqjeve hit “Beverly Hills 90210” dhe “Charmed”.

45-vjeçarja u diagnostifikua me kancer vitin e kaluar pasi zbuloi një gjëndër në gjoks. Gjashtë muaj më vonë ajo zbuloi për publikun se po luftonte me kancerin.

“Po, kam kancer gjiri dhe po i nënshtrohem një trajtimi”, tha ajo gjatë një deklarate për shtyp. “Falënderoj familjen, miqtë dhe mjekët për mbështetjen e tyre, dhe, sigurisht, fansat që më kanë qëndruar pranë”.

Aktorja ka postuar gjashtë foto bardhë e zi, ku shfaqet momenti prekës kur ajo fillon të presë flokët, e rrethuar nga nëna e saj Rosa dhe shoqja e fëmijërisë, Anne Kortright-Shilstat.

https://www.instagram.com/p/BIEb1oqhn8p/

https://www.instagram.com/p/BIEbzk_B3W5/

https://www.instagram.com/p/BIEbxF8B0rL/

https://www.instagram.com/p/BIEbvpRB3TS/

https://www.instagram.com/p/BIEbtk-hqnD/

https://www.instagram.com/p/BIEbohPB7W4/

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur