Alergji nga antibiotikët? Si ta kuptoj?

medi alergji 1Jam një vajze 26 vjeç dhe doja të pyesja rreth një problemi që m’u shfaq para disa ditësh. Kisha kollë dhe më rekomanduan të nisja një kurë me antibiotikë, por pas ditës së parë m’u shfaqën disa si njolla në lëkurë të kuqe. Mendova se mund të jetë alergji nga antibiotikët dhe doja të dija se çfarë analizash duhet të bëj për të parë nëse jam alergjike ndaj tyre?
ALBA
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken alergologe Suela Gjoni:

“Shpesh dhe mjeku specialist e ka të vështirë të përcaktojë me saktësi ilaçin që ka dhënë alergji, sidomos kur pacienti i merr me shumicë ato. Mjeku specialit në vlerësimin e vet bazohet kryesisht në një pyetësor të hollësishëm që i bën pacientit lidhur me ilaçet që merr, kohëzgjatjen, dozat, sëmundjet që ka predispozicion për alergji etj, etj. Gjithashtu bërja e provave të shpeshta dhe të vona në alergji në lëkurë, apo dhe analiza më të veçanta si IgE specifike japin kontribut në përcaktimin e medikamentit që ka shkaktuara alergjinë. Ndërsa për sa i përket pyetjes se çfarë duhet bërë në rastin që shfaqet alergjia,  qëndrimi varet në radhë të parë nga forma dhe gjendja e personit që shfaq alergjinë. Megjithatë, së pari këshillohet ndërprerja e menjëhershme e ilaçit që dyshohet, apo dihet që ka dhënë alergjinë. Gjithashtu në këto raste ndërpriten dhe ilaçet e tjera më pak të dyshuar për alergjinë, por që janë dhe më pak të rëndësishme në mjekimin e të sëmurit. Mund të jepen antihistaminikë dhe më pas sipas shkallës së alergjisë serume dhe ndjekje të specializuara”.

Postime të ngjashme

Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë