Alergji nga kremi, ç’duhet të përdor?

alergji krem 2

Jam një vajzë 19-vjeçare dhe ka rreth 4-5 muaj që kam probleme me lëkurën. Në fillim të pranverës m’u shfaq një formë alergjie në fytyrë dhe më thanë të përdor një krem me bazë kortizoni. Pavarësisht se u duk se fillimisht kremi më bëri efekt, me kalimin e kohës problemi u rishfaq, madje më shumë. Nisa të përdor të njëjtin krem, por sa e vendos në fytyrë, lëkura acarohet më keq. Doja të dija se çfarë duhet të përdor?

ENKA

Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken dermatologe Suzana Hoxha:

“Së pari do t’ju rekomandoja të mos përdorni më kremra me bazë kortizonike, sepse gjendja mund të acarohet dhe të japë probleme të tjera, që kërkojnë trajtim më të gjatë. Ndërsa përsa i përket alergjisë, do t’ju këshilloja të evitoni kontaktin me substancën/at që jua shkakton. Nëse nuk arrini të kuptoni se çfarë ua shkakton alergjinë, atëherë duhet të bëni disa teste në lëkurës për të kuptuar shkaktarin. Vetëm duke gjetur origjinën, do të mund të trajtoni si duhet alergjinë”.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?