Jam një djalë 19 vjeç dhe doja të merrja informacion rreth një problemi të nënës sime. Që prej disa kohësh vuan nga pagjumësia dhe merr medikamente për gjumë. Por i ndodh që pasi pi ilaçet të ketë kruarie në të gjithë trupin. Doja të dija se çfarë duhet të bëjë?
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken alergologe Suela Mihaj:
“Së pari do ti rekomandoja djalit që të çonte nënën te një mjek alergolog për të bërë testin e alergjisë, për tu siguruar se kruaria i shkaktohet nga medikamentet. Ndërkohë duhet që nëna juaj të mos përdor më medikamentet për disa kohë. Nëse vërtetohet që alergjia shkakton nga medikamentet që përdor për gjumë, atëherë është e domosdoshme që ti zëvendësojë me ndonjë lloj tjetër. Gjithsesi do t;ju rekomandoja që më pas të bënte dhe një kontroll te neurologu, për të parë mundësinë e trajtimit të pagjumësisë.”


