Alergjitë dhe astma, parandalimi dhe trajtimi

Në stinën e pranverës arrihet dhe kulmi i shqetësimeve të shkaktuara nga alergjitë. Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur nga këto sëmundje. Sipas ekspertëve, 1 në 4 njerëz në të gjithë botën rezulton me alergji apo astmë ndërsa në vendin tonë këto simpoma prekin 5-7% të popullatës. Për këtë arsye ekspertët e konsiderojnë situatën epidemike. Lidhur me këto shqetësime alergologia Mira Xhixha në një intervistë për gazetën “Shëndet +” shprehet për simptomat më të shpeshta dhe si duhen trajtuar këto raste.

Alergologia Mira Xhixha

Alergologia Mira Xhixha

A mund të themi që jemi në sezonin e alergjive të stinës?

Për sa i përket alergjive të stinës, pranvera është stina më e ngarkuar nga polenet, si shkaktarët e alergjisë në rrugët e frymëmarrjes. Këto alergji kanë simptoma karakteristike dhe të shpeshta si rrufë alergjike, astmë bronkiale dhe më pak probleme të lëkurës. Theksoj se rrufa dhe astma janë dy probleme të ndërlidhura në këtë sezon. Pra, në këtë stinë kjo alergji është më e dukshme, sepse normalisht janë rritur dhe shkaktarët e tyre dhe njerëzit që janë alergjikë e shfaqin. Kontigjenti që shfaq këto shqetësime është kontigjenti aktiv që lëviz gjithë ditën. Shqetësimi shfaqet në ambjentin e jashtëm.

Cilat janë simptomat e kësaj alergjie?

Simptomat e kësaj alergjie janë tipike të rrufës alergjike, të rinitit alergjik dhe të astmës bronkiale. Mund të jenë astma dhe rrufa bashkë, por më shumë janë të ndara. Astma si simptomë është më e rrallë. Simptoma të tjera janë: teshtima, kullim hundësh, bllokim dhe kruajtje të hundëve, si dhe skuqje dhe lotim të syve. Këto janë shenjat e dukshme të alergjisë. Pra, e theksoj dhe një herë që simptomat më të shpeshta janë rrufa, kullimi i hundës dhe teshtimat. Nuk përjashtohet edhe kolla dhe marrja e frymës kur kemi të shfaqur astmën bronkiale. Pra, nëse kemi kollë, një marrje fryme, një shtrëngim të kraharorit apo një gërvishtje (frymëmarrje me zhurmë) që tregojnë shenjat e astmës bronkiale ose të alergjisë që tashmë është e vendosur brenda kraharorit.

A ndikojnë luhatjet e temperaturave?

Luhatjet e temperaturave ndikojnë tek të gjithë njerëzit alergjikë gjatë të gjithë vitit. Personat alergjikë që nuk janë mjekuar janë personat e parë që preken nga alergjia për shkak të temperaturave. Edhe i ftohti ndikon në kollë dhe e bën të pamjekueshëm./ Esido Barkaj

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj