Alergjitë e stinës, si të mbrohemi

Arsyeja duhet kërkuar te rritja e nivelit të ndotësve, qoftë pluhura, polene apo grimca të tjera që ndodhen në ambientin e jashtëm dhe atë ku jetojmë

Mira Xhixha, mjeke alergologe

Ndryshimi i stinëve rishfaq problemet me rinitin alergjik. Arsyeja? Ndryshimet e theksuara klimaterike, të temperaturave dhe lagështirës së ajrit dobësojnë faktorët mbrojtës të organizmit dhe bëjnë që të bjerë pre lehtë e alergjenëve të ndryshëm që ndodhen në mjedis. Por si mund t’i parandalosh këto probleme dhe cila është mënyra më e mirë për t’i trajtuar ato? Mjekja alergologe, Mira Xhixha, shprehet për “Shëndet+”:

Alergologia Mira Xhixha

Alergologia Mira Xhixha

Doktoreshë, po rishfaqen problemet me rinitin alergjik (rrufa alergjike). Pse ndodh ky fenomen?

Arsyeja duhet kërkuar te rritja e nivelit të ndotësve, qoftë pluhura, polene, apo grimca të tjera që ndodhen në ambientin e jashtëm dhe atë ku jetojmë. Lagështia dhe lëvizjet e ajrit, ngrohja dhe ftohja e menjëhershme e tij brenda 24 orëve, krijojnë kushte të përshtatshme për shumimin dhe përhapjen e këtyre alergjenëve. Ashtu si dhe në rastin e astmës, inflamacioni i mukozës shkakton hiperndjeshmëri ndaj stimuluesve irritues, si: duhani, luhatjet atmosferike, ajri i ftohtë apo i ngrohtë, niveli i lagështisë. Kur një person alergjik ndesh me një alergjen, sistemi i tij imunitar “sulmon” këtë substancë, duke e njohur si të huaj për organizmin dhe manifestohet me disa simptoma tipike të rinitit alergjik.

Si shfaqet?

Zakonisht pacienti ankohet për teshtima të shpeshta, të herëpashershme, rrjedhje të ujshme të shumta, kruajtje dhe skuqje të hundës, bllokim të tyre, që kalon nga njëra anë në tjetrën.

Njëkohësisht ai mund të shfaqë: skuqje, kruajtje, lotim sysh, por dhe kollë, dhimbje veshi dhe marrje fryme. Më rrallë pacienti shfaq shenja të përgjithshme si: dobësi, dhimbje koke, ankth, kruajtje dhe skuqje të lëkurës.

alergji femijeCilët persona janë më të predispozuar të kenë probleme të tilla?

Asnjë person nuk mund të përjashtohet dhe të jetë i mbrojtur nga riniti alergjik. Megjithatë, trashëgimia njihet si një nga faktorët predispozues për shfaqjen e rinitit alergjik. Dekadat e fundit është vënë re se gjeneratat e reja janë më të predispozuar se prindërit tanë për të shfaqur probleme me alergjitë e rrugëve të frymëmarrjes. Kjo ndoshta lidhet me ndryshimin e stilit të jetës dhe regjimit ushqimor, rritjes së nivelit të ndotjes së ajrit etj.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin 14-30 prill 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj