Përgatiti në shqip: Arlinda Gjypi
Aloe vera është përdorur për mijëra vjet rresht për të shëruar një sërë gjendjesh, por veçanërisht djegiet, plagët, acarimet e lëkurës dhe kapsllëkun. Ajo rritet në zonat tropikale dhe subtropikale, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Amerikën Latine dhe Karaibet. Alo është një nga bimët më të përdorshme në mjekësi përmes shekujve të 18-të dhe 19-të dhe mbetet një nga më të përdorurat në Shtetet e Bashkuara në ditët e stome. Sidoqoftë, përdorimi nga goja e aloes për kapsllëkun nuk rekomandohet më, pasi mund të japë efekte të rënda anësore.
Kapsllëku
Lëngu i aloes apo lateksi, një lëng i hidhur i verdhë që rrjedh nga lëkura e gjethes së aloes është një laksativ shumë i fuqishëm. Gjithsesi, ai mund të shkaktojë ngërçe të fuqishme e të dhimbshme, ndaj nuk është i sigurt përdorimi i tij në këtë mënyrë.
Kaviteti dental
Studimet tregojnë se xheli i aloe verës pengon aktivitetin e bakterieve të ndryshme që mund të çojnë në kavitet apo në sëmundje të mishrave të dhëmbëve. Gjithsesi, në këtë drejtim pritet të realizohen më shumë studime.
Diabeti
Studimet paraprake kanë treguar se lëngu i aloes mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak tek njerëzit me diabet të tipit 2. Duhen më shumë studime për të parë nëse aloe vera është vërtet e mirë për diabetin.
Sëmundjet e mëlçisë të lidhura me alkoolin
Studimet paraprake sugjerojnë se ekstrakti i aloe verës mund të ndihmojë në lehtësimin e efekteve të mëlçisë së dëmtuar nga alkooli./ Shendeti.com.al


