Kryefaqja Shendeti a-z A Amniocenteza: Kur duhet ta bëjmë, rreziqet dhe kostot

Amniocenteza: Kur duhet ta bëjmë, rreziqet dhe kostot

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Amniocenteza:po apo jo? Kur duhet ta bëni, cilat janë rreziqet dhe cilat janë gjërat e tjera që duhet të dini për këtë diagnozë prenatale? Për një shtatzëni të mbarë!

Amniocenteza është një teknikë e cila për qëllime diagnostikuese presupozon aspirimin e likidit amniotik nga mitra. Ajo është procedura invazive më e përdorur për diagnozën prenatale. Nëpërmjet këtij provimi bëhet i mundur identifikimi i problemeve kromozomiale,në veçanti për të ashtuquajturin Trisomy 21, domethënë Sindroma Down,sëmundjeve trashëguese të fetusit dhe disa sëmundjeve të sistemit nervor qendror.

Falë analizës së lëngut amniotik,është themeluar kariotipi i fetusit,që është “karta e identitetit” kromozomike. Nëse analiza e lëngut amniotik rezulton një anomali e kariotipit të fetusit, prindërit mund të vendosin me ndihmën e mjekëve të përdorin abortin. Nëse mjeku ju ka këshilluar amniocentezën, ju mund të hetoni arsyet që ju çojnë të kryeni këtë test ,zhvillimin e saj dhe rreziqet që lidhen me të,duke pasur parasysh se amniocenteza nuk është e detyrueshme.

Ekziston edhe një test tjetër, praenatest, i cili ndihmon për të gjetur nëse fetusi vuan nga sindromi Eduards dhe Patau.

Kur rekomandohet amniocenteza?

Amniocenteza zakonisht është e rekomanduar për gratë mbi 35 vjet, sepse me rritjen e moshës rritet rreziku i rasteve me Trisomy 21. Është gjithashtu e rekomanduar nëse ka një mundësi të lartë rreziku të sëmundjeve të trashëguara ose në familjet me raste të mëparshme të sindromës Daun. Ndonjëherë disa gra refuzojnë t’i nënshtrohen këtij provimi, por në çdo rast, nëse mjeku përshkruan amniocentezë ose e rekomandon me forcë, kjo do të thotë se ka një motivim diktuar nga arsye mjekësore.

Çfarë jave të shtatzënisë mund ta bëni?

Amniocenteza mund të praktikohet që nga java e 16 e shtatzënisë. Është propozuar sistematikisht kur shtatzënia paraqet rrezik dhe për të gjitha nënat e ardhshme nga 35 vjeç. Por mund të bëhet edhe më vonë,në javën e 20-të në rastet e shtatzënisë me rrezik, siç janë ato me papajtueshmëri të faktorit RH, nëse ekziston ndonjë keqformim neurologjik ose traktit digjestiv dhe në rastin e intolerancës së fetusit, e cila kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Po apo Jo? Detyrimi i informacionit për të vendosur nëse do ta bëjë këtë

Çdo grua në një gjendje të pasigurisë duhet të ketë mundësinë për të sqaruar çdo dyshim dhe pastaj të pyesë mjekun për çdo pyetje që ka. Nga ana tjetër, mjeku ka detyrimin ligjor për t’u përgjigjur dhe për të siguruar të gjithë informacionin mbi amniocentezën dhe të gjitha pasojat dhe rreziqet që lidhen me të. Çdo nënë e ardhshme duhet të jetë plotësisht e vetëdijshme sa pse duhet ta bëjë këtë test. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u përballur me qetësi dhe besim me amniocentezën. Në çdo rast, para se të kryhet testi, nëna e ardhshme nënshkruan të ashtuquajturën pëlqim iinformuar për ekzekutimin e amnioçentezës, duke dëshmuar se është e vetëdijshme për të gjithë informacionin .

Si kryhet amniocenteza?

Fillimisht dezinfektohet lëkura e barkut me solucion betadine. Përdoret zakonisht një age spinale 22-26 g dhe 9-14 cm e gjatë. Agia hyn në kavitetin amniotik nën drejtimin ekografik, larg placentës dhe kokës së fetusit. Më pas aspirohen 20-30 ml lëng amniotik të cilat zbrazen në tuba sterilë.

Pas procedurës nënës i tregohen në monitorin e ekografisë rrahjet e zemrës fetale. Pavarësisht mungesës së anestezisë,nëna nuk ndjen dhimbje por vetëm një siklet të thjeshtë, pasi gjilpëra është shumë e hollë.

Kohëzgjatja e amniocentezës është 30 minuta maksimale. Hospitalizimi nuk është i nevojshëm. Sidoqoftë rekomandohet që nënat e ardhshme të pushojnë për 2 ditë , të mos bëjnë përpjekje në rast të kontraktimeve, ngërçeve, rrjedhjeve të gjakut ose lëngjeve, kontaktoni menjëherë një mjek.

Rreziqet për nënat dhe foshnjën

Amniocenteza shkakton një rrezik aborti prej 0.5-1%, pra një ne çdo 200 tërheqje të kryera. Por edhe ideja e një gjilpëre që është future në bark, pranë fetusit, mund të bëjë përshtypje. Në fakt fetusi nuk rrezikon, ndërsa nëna ndjen vetëm një shpim të thjeshtë. Sidoqoftë, gjithmonë është e këshillueshme që të kontaktoni një specialist me përvojë, qoftë për informacion apo për ekzaminim.

Burimi: Alfemminile / Shendeti.com.al

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here