Analiza e re e gjakut zbulon kancerin 1 vit para rishfaqjes

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një analizë e re gjaku do t’u japë mundësi mjekëve të zbulojnë 1 vit më parë nëse ka gjasa që kanceri të rikthehet.

Shkencëtarët britanikë kanë arritur të kontrollojnë gjakun për shenja të kancerit, ndërkohë që ishin vetëm një grup i vogël qelizash të dukshme në skanerët CT ose me rreze X.

Kjo mund t’u japë mundësi mjekëve të zbulojnë kancerin më herët dhe të rrisin shanset për kurim.

Ata kanë krijuar gjithashtu ide të reja për prodhimin e ilaçeve, pasi zbuluan se si ADN-ja e dëmtuar shkaktonte përhapje të kancerit.

Projekti kërkimor është bërë për kancerin e mushkërive, megjithatë proceset e studiuara ishin krejt themeltare prandaj mund të aplikohen në të gjitha llojet e tjera të kancerit.

Testi i gjakut

Gjatë testimit, të financuar nga Shoqata Britanike për Hulumtimin e Kancerit, u morën mostrat nga tumoret e mushkërive të hequra gjatë operacionit.

Një ekip nga Instituti Francis Crick, në Londër, më pas analizoi ADN-në e dëmtuar të tumorit për të krijuar karakteristikat unike të kancerit të çdo pacienti.

Pastaj u morën analizat e gjakut çdo tre muaj pas operacionit për të parë nëse fillojnë të rishfaqen gjurmë të vogla të kancerit.

Rezultatet, të publikuara tek revista Nature, treguan se rishfaqja e kancerit mund të zbulohet një vit para se çdo metodë tjetër e disponueshme aktualisht në mjekësi.

Tumoret mendohet të kenë një vëllim prej 0.3 milimetra kubikë kur i kapë testi i gjakut.

“Shpresa të reja”

Dr. Christopher Abbosh, nga Instituti UCL i Kancerit, thotë: “Mund të zbulojmë kancerin tek pacientët edhe nëse nuk shfaqin shenja klinike të sëmundjes dhe mund të monitorojmë gjithashtu se si po shkon terapia”.

“Kjo përfaqëson një shpresë të re për parandalimin e rishfaqjes së kancerit pas operacionit, që ndodh tek më shumë se gjysma e pacientëve”.

Analiza e re e gjakut ka paralajmëruar deri tani 13 pacientë për një rishfaqje të kancerit. Në teori, është më e lehtë të zhdukësh masën tumorale sa është akoma e vogël sesa pasi të rritet dhe të bëhet më e dukshme.

Megjithatë, duhet të bëhen më shumë testime për të.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar