Kryefaqja Shendeti a-z A Anemia gjatë shtatzënisë si pasojë e mungesës së hekurit: Këshilla parandaluese

Anemia gjatë shtatzënisë si pasojë e mungesës së hekurit: Këshilla parandaluese

0
Shpërndaje

Gjatë shtatzënisë gratë janë më të rrezikuara që të zhvillojnë anemi si pasojë e mungesës së hekurit, një gjendje ku nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjenin në të gjitha indet e trupit.

Çfarë e shkakton aneminë si pasojë e mungesës së hekurit gjatë shtatzënisë?

Trupi përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinën, një lloj proteine në qelizat e kuqe të gjakut që transporton oksigjenin në inde. Gjatë shtatzënisë, gruaja ka nevojë për dyfishim të dozës së hekurit, që trupi të prodhojë më shumë gjak për të furnizuar me oksigjen edhe bebin. Nëse nuk keni mjaftueshëm rezerva të hekurit ose nuk merrni mjaftueshëm hekur gjatë shtatzënisë, mund të zhvilloni anemi si pasojë e mungesës së hekurit.

Si ndikon anemia gjatë shtatzënisë te bebi?

Anemia gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për lindje të parakohshme, peshë më e vogël trupore për bebin si dhe zhvillim të depresionit pas lindjes. Disa studime tregojnë gjithashtu për një rritje rreziku për vdekje të foshnjës para ose menjëherë pas lindjes.

Cilët janë faktorët e rrezikut për zhvillim të anemisë si pasojë e mungesës së hekurit gjatë shtatzënisë?
Rrezikoni të zhvilloni anemi gjatë shtatzënisë nëse:

  • Shtatzënia është e afërt me të mëparshmen
  • Prisni më shumë se 1 fëmijë
  • Keni të vjella të shpeshta
  • Nuk merrni mjaftueshëm hekur
  • Keni pasur shumë gjakderdhje para shtatzënisë
  • Keni vuajtur edhe më parë anemia

Shenjat që paralajmërojnë aneminë gjatë shtatzënisë

  • Lodhje
  • Dobësi
  • Zbehje të lëkurës
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Marramendje
  • Dhimbje të kraharorit
  • Duar dhe këmbë gjithmonë të ftohta
  • Dhimbje koke

Mos harroni, këto simptoma janë thuajse të ngjashme me simptomat që shfaqen përgjithësisht gjatë shtatzënisë. Edhe nëse i keni këto simptoma ose jo, ju duhet të bëni analizat e gjakut për të kontrolluar nëse vuani nga anemia gjatë shtatzënisë. Nëse ndiheni shumë të lodhura ose shfaqni edhe simptoma të tjera, është mirë që të flisni me mjekun e familjes.

Si mund të parandalohet dhe trajtohet anemia si pasojë e mungesës së hekurit gjatë shtatzënisë?

Vitaminat prenatale zakonisht përmbajnë edhe hekur. Këto vitamina mund të ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të anemisë si pasojë e mungesës së hekurit gjatë shtatzënisë. Në disa raste, mjeku i familjes mund të rekomandojë suplemente të veçanta të hekurit. Gjatë shtatzënisë një gruaje i nevojitet 27 miligramë hekur në ditë.

Ushqyerja shëndetshëm gjithashtu mund të parandalojë zhvillimin e anemisë si pasojë e mungesës së hekurit. Burimet më të mira të hekurit janë: mishi i kuq pa dhjamë, mishi i shpendëve dhe peshku, drithërat, lëngu i kumbullës, thjerrëzat dhe fasulet. Hekuri nga produktet shtazore, si mishi, absorbohet më lehtësisht. Për të lehtësuar absorbimin e hekurit edhe nga burimet bimore dhe suplementet, i shoqëroni ato me ushqime ose pije të larta në vitaminë C, si lëng portokalli, domatesh ose luleshtrydhe.

Si trajtohet anemia si pasojë e mungesës së hekurit gjatë shtatzënisë?
Nëse po merrni vitamina prenatale që përmbajnë hekur dhe përsëri jeni anemike, mjeku mund t’ju rekomandojë që të bëni analiza të tjera për të përcaktuar shkaqet e mundshme të zhvillimit të anemisë. Në këtë rast duhet të konsultoheni edhe me një mjek hematolog, i specializuar në trajtimin e çrregullimeve të gjakut. Nëse shkaku është mungesa  ehkurit, mjeku mund t’ju rekomandojë suplemente shtesë të hekurit.

Burimi: JoTabu.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here