Anët e errëta të antibiotikëve më të përdorur

antibiotikeAntibiotikët thuhet të jenë një nga përparimet më të mahnitshme në fushën e shëndetësisë. Ato ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe luftojnë infeksionet virale dhe bakteriale. Megjithëse si shumica e gjërave të mira edhe antibiotikët kanë anën e errët të tyre. Nëse konsumohen në sasi të mëdha ato shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore, madje mund të vënë edhe jetën në rrezik.

Antibiotikët janë projektuar për të qetësuar dhimbjet e ndryshme. Megjithatë, në një studim të kohëve të fundit thuhet se kjo gjë nuk është plotësisht e vërtetë. Sipas studimit të kryer në New Jersey, antibiotikët rrisnin 2 herë më shumë rrezikun e zhvillimit të artritit. Disa nga efektet e tjera negative që sjell përdorimi i tepërt i antibiotikëve janë: diarre, të vjella, infeksione, reaksione, dhimbje më të mëdha pasi e pushojnë efektin e tyre etj.

Sipas studimit thuhet  se përdorimi i tepërt i antibiotikëve çon në imunitet të trupit ndaj tyre dhe nuk jep më efekt përdorimi . Antibiotikët përvec baktereve të dëmshme mund të vrasin edhe bakteret e dobishme në trup.

Këshillë: Mos përdorni asnjë lloj antibiotiku pa rekomandimin e mjekut, sidomos tek fëmijët.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë