Angelina Jolie: “Do të doja që nëna ime të kishte të njëjtin informacion si unë mbi kancerin”

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

angelina jolie

Angelina Jolie ka folur hapur rreth operacionit të saj kundër kancerit, duke u shprehur se do kishte dashur shumë që nëna e saj të kishte bërë të njëjtën gjë. Aktorja amerikane, e cila i është nënshtruar një ndërhyrje në vezore në vitin 2015 dhe dy ndërhyrjeve në gjoks në vitin 2013, është emocionuar teksa ka thënë se sa me fat ndihej që kishte marrë kaq shumë informacion për trajtimet e ndryshme kundër kancerit.

41-vjeçarja ndien dhimbje kur kujton nënën e saj Marcheline Bertrand, e cila u nda nga jeta në janar të vitit 2007, pas një beteje 8-vjeçare me kancerin e vezoreve.

“Do të doja që ajo t’i nënshtrohej operacionit dhe të jetonte më shumë vite me ne. Do të doja që të fliste me gratë e tjera dhe të ndanin historitë dhe idetë e tyre mbi kancerin. Mendoj se është shumë e rëndësishme që ne të ndajmë me të tjerët gjithçka që dimë për këtë sëmundje”u shpreh aktorja me lot në sy.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?