Angelina Jolie, rikthehet në sallën e operacionit

anglein 2

Angelina Jolie do të rikthehet në sallën e operacionit për të zhdukur përfundimisht rrezikun për t’u sëmurë nga kanceri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja në një intervistë të dhënë për një revistë amerikane.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja amerikane i nënshtrohet një ndërhyrje të tillë. Në maj të vitit të shkuar ajo bëri mastektomi të dyfishtë, duke hequr të dy gjinjtë në mënyrë që të parandalonte kancerin që i vrau nënën dhe tezen e saj.

Ndërhyrja e re mësohet se do të jetë një lloj stabilizimi i ndërhyrjes që bëri vitin e shkuar dhe sipas Angelinës, ky operacion duhet ti japë zgjidhje njëherë e përgjithmonë problemit.

Pergatiti: Megi Zonja

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Aktori Stanley Tucci flet për efektet e rënda anësore të trajtimit me rrezatim për kancerin
Papa Françesku ka një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë është dhe sa serioze është?
Mirela Kuka, nga Shqipëria në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
Kate Middleton përfundon seancat e kimioterapisë dhe publikon një video-mesazh emocionues
Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë
“Do të zvarritem…”/Celine Dion flet sëmundjen e rrallë neurologjike në dokumentarin e ri dhe jo vetëm!