Një rrëfim nga Angelina Jolie

Angelina-Jolie1Aktorja Angelina Jolie zbuloi se i është nënshtruar një mastektomie të dyfishtë për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të kancerit. Në një artikull të titulluar “Zgjedhja ime Mjekësore”, që është botuar në New York Times, aktorja amerikane shkruan se i është nënshtruar kësaj procedure,sepse ka konstatuar rrezikun e kancerit. Ajo shkruan se nëna e saj vdiq nga kanceri në moshën 56-vjeçare dhe Jolie ka zbuluar se kishte të “dëmtuar” genin BRCA1, i cili rrit shanset e zhvillimit të sëmundjes. Nëpërmjet artikullit aktorja jep detajet e ndërhyrjes, falenderon bashkëshortin e saj Brad Pitt për butësinë dhe i kujton botës se 458.000 gra vdesin nga kanceri i gjirit çdo vit.

Një rrëfim nga Angelina Jolie:

Ime më luftoi me kancerin për gati një dekadë dhe vdiq në moshën 56-vjeçare. Ajo luftoi aq gjatë sa për të njohur dhe për të mbajtur në krahë nipin e saj të parë. Ndërsa fëmijët e mi të tjerë nuk do ta kenë kurrë fatin të njohin gjyshen e tyre dhe të shijojnë dashurinë dhe mirësinë e saj.

angSë bashku me fëmijët ndodh shpesh të diskutojme për “Mamanë e Mamit” dhe unë e gjej veten në përpjekje për të shpjeguar sëmundjen që e largoi atë nga njerëzit e saj të afërt. Fëmijët më kanë pyetur nese mund të më ndodhte dhe mua e njëjta gjë. Unë gjithmonë u jam përgjigjur që të mos shqetësohen, por e vërteta është se dhe une kam një gjen “të gabuar”, BRCA1, i cili rrit në mënyrë drastike rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit dhe kancerit të mitrës.
Mjekët përllogaritën se unë kisha 87 % mundësi të prekesha nga kanceri i gjirit dhe 50% nga kanceri i mitrës, megjithate rreziku varion në raste të ndryshme. Vetëm një pjesëz e kancerit të gjirit vjen nga një mutacion i një gjeni të trashëguar. Mesatarisht femrat me një defekt të BRCA1 janë rreth 65% të rrezikuara.
Në momentin që u ballafaqova me realitetin tim vendosa të veproja paraprakisht dhe të zvogëloja rrezikun sa më shumë të mundesha. Vendosa të bëja nje mazektomi të dyfishte parandaluese. Fillova me gjoksin duke qenë se rreziku për të ishte më i lartë dhe operacioni më i ndërlikuar.
27 Prilli ishte fundi i një tremujori të mbushur me procedura mjekësore përfshirë dhe masektomine. Përgjatë kesaj kohe u përpoqa ta mbaja të fshehtë këtë histori dhe të vazhdoja me punën time.
Por tani vendosa të shkruaj rreth kësaj çështjeje, sepse shpresoj që sa më shumë gra të përfitojnë nga përvoja ime. Kanceri mbetet një fjalë që i mbush ende me frikë zemrat e njerëzeve duke sjell një ndjenjë të thellë pafuqie. Mirëpo sot është mundur që vetëm me anë të një analize gjaku të përcaktohet nëse paraqitet rrezik i lartë për tu prekur nga kanceri i gjirit dhe i mitrës dhe me pas të veprohet.
Rrugëtimi im nisi më 2 shkurt me një procedure që njihet me emrin “vonesa e thithkave” e cila përjashton sëmundjen ne kanalet e gjoksit pas thithkës dhe shton qarkullimin e gjakut në këtë zonë. Kjo gjë shkakton shumë dhimbje dhe mavijosje, por gjithashtu shtohen mundësitë për të shpëtuar pjesën e thithkave.
Pas dy javësh iu nënshtrova një operacioni më të madh më anë të cilin hiqen indet e gjoksit dhe zëvendësohen me material mbushës. Ky operacion mund të zgjasë deri ne 8 ore. Zgjohesh me tuba përthithës dhe me një pajisje zgjeruese të gjoksit të vendosur në trupin tënd. Të duket si një skenë e marre nga ndonje film fantastiko-shkencor, megjithate disa ditë pas operacionit mund t’i rikthehesh jetës normale.
Pas 9 javësh realizohet dhe operacioni përfundimtar që konsistoi në rindërtimin e gjoksit me anë të një transplantimi. Kjo procedurë ka pasur përparime të mëdha këto vitet e fundit dhe rezultati i saj është i shkëlqyer.
brad zholiKam dëshirë të shkruaj dhe t’u tregoj grave se vendimi për të kryer mazektomi nuk ka qenë i lehtë, po ka qenë një vendim për të cilin jam shumë e lumtur që e ndërmora. Mundësitë që unë të prekem nga kanceri i gjirit janë ulur nga 87% ne 5%. Tani mund t’u them fëmijëve të mi që ata s’kanë pse të tremben nga frika se mund të më humbasin për shkak të kancerit të gjirit.
Është mëse e sigurt që ata nuk shohin tek unë asgjë që mund t’i bëjë të ndihen keq vec disa shenjave të vogla dhe kaq. Per ta jam në cdo gjë Mami që kam qenë dhe ata e dine se sa shumë i dua dhe se do isha e aftë të bëja gjithcka për të qenë me ta sa më gjatë të jetë e mundur me ta. Unë ndihem shumë e fortë për këtë vendim të vështirë që mora, vendim i cili në asnjë mënyrë nuk e ka venitur feminilitetin tim.
Jam shumë me fat që kam në krah një partner si Brad Pitt, i cili më do dhe më mbështet. Ndaj për çdo burrë që ka një grua apo të dashur që po kalon nëpër një fazë të tillë, dijeni se ju jeni shumë të rëndësishëm në gjithë këtë fazë kaq të veshtirë të jetës së tyre. Brad ishte me mua përgjatë cdo minute të ndërhyrjeve në qendrën Pink Lotus Breast Center. Madje gjatë kësaj kohe ka pasur dhe plot caste kur kemi qeshur së bashku. Ne të dy menduam se kjo ishte zgjedhja e duhur per familjen tonë, gjë që do të na afronte edhe më shumë me njëri –tjetrin dhe në fakt kështu ndodhi. Për çdo grua që po e lexon ketë, dua që ta dish që ti ke zgjedhje.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën