Ankthi dhe stresi, ja si duhet të ushqeheni

Ciro Vestita, dietolog italian

“Hallet e njerëzimit, – pohonte Katullo, – nisën me zbulimin e orës”. Mendoj se kishte të drejtë; jeni gjithmonë nxitimthi, nuk kemi asnjëherë kohë për një shëtitje. Atë pak kohë të lirë e kalojmë pranë televizorit duke ndjekur ndoshta programe që na argëtojnë, por edhe na ngarkojnë emocioalisht. Kjo nxit ankthin, nervozizmin, pagjumësinë, depresionin.

stresi dhe ushqimiKur më kërkohet një kurë për këto lloje shqetësimesh, këshilloj gjithmonë seanca joge. Faza e parë e kësaj disipline magjike është Hata Joga që çdokush mund ta zhvillojë. Aty mësohen teknikat e frymëmarrjes, jashtëzakonisht qetësuese. Duke marrë frymë në mënyrë të rregullt, muskulatura çlodhet, truri furnizohet me oksigjen, mendja çlirohet nga mendimet e këqija. Por edhe një ushqim i mirë, ku spikatin dy produkte ushqimore me fuqi të fortë qetësuese: tërshëra, me të cilën mund të përgatisim supëra të mrekullueshme dhe qumështi me mjaltë. Me këto mund edhe të abuzoni.

Ushqime të këshilluara: fruta lule sahati (bimë kacavjerrëse, me lule të bukura në ngjyrë të kaltër e të bardhë), arra të thata, lule gojëujku, mjaltë, kos, supë me tërshërë, grurë, qumësht.

Ushqime që duhen kufizuar: drekat dhe darkat e rënda. Nëse në darkë e teprojmë, edhe mëlçia rëndohet duke krijuar fryrje të barku  dhe gazra. Ndërsa një darkë e lehtë na ushqen mirë dhe na qetëson.

Fitoterapia:

Janë të shumta bimët qetësuese: bliri, lule blete, kamomili, trumbëza, lule murizi. Nëse ankthi ose stresi nuk janë shumë shqetësues provoni me:

Tinkturë (solucion alkoolik me barishte) lulesahati (bimë kacavjerrëse me lule në ngjyrë të kaltër e të bardhë) 15 pika para mëngjesit, drekës dhe darkës.

Infuzion me lule blete e marenë: në një litër ujë të valuar hidhni 5 gram lule blete dhe 5 gram fara marene. Tre filxhanë në ditë.

Banjë çlodhëse këmbësh: pasi keni zier për 20 minuta lëngun e përftuar derdheni në pesë litra ujë të vakët për ta përdorur si banjë këmbësh për rreth njëzet minuta. / Shëndet+

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit