Antibiotikë apo ushqime? Ja përgjigjia

“Hipokrati ka thënë: ” Le të jetë ushqimi mjekësia jote dhe le të jetë mjekësia  ushqimi jot “. Ne ju paraqesim disa receta që mund të ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë sa më i shëndetshëm .

antibiotike apo ushqimePër të forcuar imunitetin:

  •   300 g karrota të freskëta ;
  • 150 g mollë të freskëta ;
  • 50 g selino të freskët
  • 2 hudhra ;
  • majdanoz i copëtuar;

Duke përdorur një shtrydhëse frutash e perimesh, përgatisni lëngun e hudhrës, mollës dhe karrotave veç e veç. Pastaj, shtoni selino të freskët dhe majdanoz copëtuar. Së fundi, përzieni të gjithë përbërësit së bashku dhe përfitoni një pijë freskuese e cila do të rrisë imunitetin e trupit tuaj.

Për të përmirësuar tretjen:

Pastroni mirë një patate dhe vendoseni në një shtrydhëse frutash e perimesh. Ju mund t’i shtoni pak mjaltë për shije. Konsumoni një lugë gjelle me këtë lëng të përgatitur, gjysmë ore para mëngjesit, drekës dhe darkës.

Për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme:

  • 1 vezë;
  • 1 lugë lëng limoni;
  • 1 lugë vaj ulliri;

Ndani të verdhën e vezës, përzierjeni me lëng limoni dhe vaj ulliri. Lereni përzierjen gjysëm ore në lëkurë të pastër. Ndërkohë butësisht masazhoni fytyrën me lëvizje rrethore për rreth 10 minuta. Pastaj lajeni si zakonisht. Aplikoni krem hidratues.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: http://lifefoodtravel.com/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?