Antibiotikët, alarmi: Rritet rezistenca tek fëmijët, bakteret nuk përgjigjen më

Autoritetet e shëndetësisë në mbarë botën japin alarmin se antibiotikët po bëhen gjithmonë e më të paefektshëm tek fëmijët dhe foshnjat.

Infeksionet e veshit të mesëm, sepsi, meningjiti, nëse këto sëmundje shkaktohen nga bakteret, fëmijët shpesh trajtohen me antibiotikë. Por vetëm më pak se 50 për qind e antibiotikëve janë efektivë, sipas një studimi australian të udhëhequr nga Universiteti i Sidneit. Bakteret nuk i përgjigjen më antibiotikut dhe janë rezistente.

Mjetet e reja dhe efektive mungojnë. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për foshnjat dhe fëmijët, sepse sistemi i tyre imunitar nuk është i konsoliduar. Gjatë administrimit të antibiotikëve, nuk është vetëm zgjedhja e saktë e një antibiotiku e rëndësishme, por edhe doza e tij.

Kjo shpesh mund të jetë e vështirë me lëngun e antibiotikëve, i cili u shkruhet më shpesh foshnjave dhe fëmijëve të vegjël sesa antibiotikët në formë tabletash”, thuhet në studim. “Mund të ndodhë që prindërit të gabojnë pa dashje kur marrin antibiotikë. Në 50 për qind të të gjitha rasteve, fëmijët nuk marrin sasinë e përshkruar nga mjeku”, thotë Johannes Hübner nga Shoqata Gjermane për Sëmundjet Infektive Pediatrike.

Ekspertët flasin për alternative duke treguar se bimë që kanë veti antimikrobike mund të përdoren edhe për disa sëmundje infektive. Këtu përfshihen hudhra apo echinacea. Vaji i rigonit gjithashtu ka një efekt antimikrobik.

Solucionet e kripura mund të ndihmojnë me infeksionet e frymëmarrjes. Për infeksionet e veshit të mesëm, qepa është ilaçi klasik në shtëpi. Antibiotikët mbeten megjithatë shpesh zgjidhja më e mirë, sidomos në rastin e problemeve akute siç është sepsis i cili duhet të trajtohet menjëherë, sepse nëse kjo nuk ndodh, në rastin më të keq ekziston rreziku i shokut septik që mund të rezultojë me dështim të organeve./Top Channel

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj