Përgatiti për gazetën “Shendet+”: Elena Beta
Kur është fjala për frutat, konsumimi i tyre, sigurisht në mënyrë të moderuar na sjell shumë të mira shëndetësore . Frutat gjithashtu shërbejnë si kurë për probleme të ndryshme me të cilat mund të përballet njeriu gjatë jetës. Një kilogram fruta dhe perime të shpërndara në 5 vakte përgjatë ditës janë një kurë e mrekullueshme anticeluliti. Celuliti, sidomos gjatë stinës së verës, mund të bëjë shumë femra të humbin vetëbesimin lidhur me pamjen e tyre. Nutricionistët dhe dermatologët ju japin çelësin për zgjidhjen e këtij problem, ai gjendet shuëm afër jush, pikërisht në shportën e frutave…
Fruta dhe perime me bollek; jo sheqer, qumësht dhe biskota për mëngjes…
Strategjia për të luftuar celulitin me rezultate të dukshme në 10 ditë, ka të bëjë mbi të gjitha me ngrënien e frutave dhe perimeve me bollëk, me ngjyra, të freskëta, të stinës. Një kilogram plot dhe të shpërndara në 5 vakte përgjatë gjithë ditës.
Ekspertët këshillojne përzierjen e frutave në një sallate duke kombinuar një gjysmë molle me katër manaferra, tre feta mandarine ose gjysmë portokalli dhe tre – katër kokrra rrush të zi dhe të bardhë. Për mëngjes as qumësht as biskota e as ëmbëlsira të tjera.
Dreka, një pjatë makarona që nuk duhet të jetë e kombinuar me të skuqura. Nuk duhet të mungojnë frutat dhe perimet në sasi. Po ashtu edhe në darkë. Kurse pastat duhet të paraprihen gjithnjë nga një pjatë e mirë me perime të stinës.
– 1 kg. fruta në 5 vakte
– Përzieni në një sallatë, mollën, mandarinën, rrushin…
– Zëvendësoni qumështin dhe biskotat e mëngjesit me një fetë buke
– Mbylleni ditën me perime
Burimi:healthyfod/https://shendeti.com.al


