Një studim i fundit sugjeron se përdorimi i antidjersës mund ta bëjë trupin tuaj të vijë erë më keq. Kjo mund ta bëjë të lumtur aktoren Kameron Diaz e cila në
fillim të këtij viti tha se nuk ka përdorur asnjëherë antidjersë në këtë 20 vjet. Për gazetarët ajo u shpreh: “Antidjersat janë të këqija. Mjafton heqja e qimeve që sqetullat të mos vijnë erë të keqe. Në fakt njerëzit vijnë erë të keqe pasi përdorin antidjersë”.
Diaz mund të ketë të drejtë. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Gent i Belgjikës dhe i botuar në korrik, përdorimi i rregullt i antidjersës mund të të kthehet kundër. Shumica e djersës që ne nxjerrim, në fakt është pa erë./ A.Gjypi


