Programi që u ofron forcave të armatosura ndihmë me sëmundjet mendore

mental healthNjë aplikacion për smartphone që është dizenjuar për të ndihmuar forcat e armatosura për të përballuar  sëmundjet mendore është lançuar nga një rrjet fondacionesh të NHS

Ky aplikacion i cili quhet “Joining Forces” ka informacion mbi 11 probleme të sëmundjeve mendore që ndikojne në personelin e sherbimit, përfshire ankthin, stresin post traumatik dhe depresionin.

Dr Martin Deahl, drejtuesi i këtij projekti dhe kolonel i shërbimit ushtarak tha se ky aplikacion ka potencial për të kontribuar në ndërgjegjësimin e sëmundjeve mendore.

“Në punën time me punonjësit  e shërbimit unë mund të shoh të mirën se ajo do të sjellë në drejtim të ndërgjegjësimit,  të reduktimit të stigmës dhe për të  inkurajuar njerëzit që të  kërkojnë ndihmë”.

Aplikacioni përfshin video  interaktive dhe i nxit ushtaret që të kërkojne ndihme nqs ndiejnë se vuajnë nga simptomat e sëmundjeve  mendore.

Ky aplikacion është vetëm i disponueshëm në Iphone , por edhe një version për android po zhvillohet dhe pritet të lancohet gjate këtij viti.

Përshtati: Stivi Sulaj

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet