Aplikoni këtë maskë flokësh dhe habituni me rezultatet!

Në mjekësinë popullore, mjalti dhe kanella janë përdorur për një periudhë më të gjatë kohore për shkak të vetive të mahnitshme shëruese. Kombinimi i tyre jep rezultate pozitive sidomos kur bëhet fjalë për flokët. Kjo recetë, do të transformojë tërësisht flokët duke iu dhënë atyre shkëlqim dhe volum si asnjëherë më parë.

Kjo maskë hidraton flokët, parandalon humbjen e flokëve, mund të eliminojë zbokthin dhe do t’ju ofrojë flokë me shkëlqim. Kanella një nga përbërësit, është i njohur për rritjen e qarkullimit të gjakut dhe kur kombinohet me mjaltë efektet janë edhe më të mira.

Kanella vepron gjithashtu si antioksidant, stimulon rritjen e flokëve dhe i mbron flokët nga temperaturat e ulëta, drita UV, stresi dhe shumë më tepër.

Kjo është një maskë e përkryer nëse vuani nga flokët e dobët dhe të thatë.

Përbërësit:

½ filxhan vaj ulliri

1 lugë çaji mjaltë

1 lugë çaji kanellë

Udhëzime:

Në fillim ngrohni pak vajin në sobë

Vendosni vaj ulliri në një tas dhe shtoni pjesën tjetër të përbërësve

Përziejini mirë duke përdorur një lugë

Merrni krehër, ndani flokët në seksione dhe aplikoni maskën nga skalbi drejt majave të flokëve. Lereni maskën të veprojë për 15 minuta.

Pas 15 minutave mund të lani flokët me shampo si zakonisht.

Përsëriteni procedurën herë në javë për të stimuluar rritjen e flokëve dhe për të parandaluar humbjen e tyre.

Burimi: http: healthylifevision / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Raport/Autonomia spitalore, sfidat dhe prioritetet në kontekstin shqiptar
Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë
Shoqëroi të ëmën 17 ditë te Onkologjiku, dëshmia e trishtë e vajzës: Aparaturat mungojnë
A e dinit që pesha ideale llogaritet nëpërmjet gjatësisë? Ja si mund ta llogarisni peshën ideale (Femrat)