Aplikoni terapinë me akull për tonifikim dhe rënie nga pesha

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Denisa Canameti

Ky artikull do t’ju tregojë sesi terapia me akull në shtëpi mund ta ndihmojë lëkurën tuaj. I ftohti për rënie nga pesha?

E lexuat saktë. Përdorimi i të ftohtave për të rënë nga pesha nuk është një tabu, përkundrazi, mund të jetë vërtet e dobishme. Për shembull, nëse keni dhimbje fyti, të ngrënët e gjërave më të ftohta mund të jetë më efektive se një çaj i nxehtë sepse i ftohti zbut acarimin dhe freskon fytin në të njëjtën kohë.

Por, si ta përdorni akullin për të rënë nga pesha? Nëse keni provuar teknika të tjera me të ngrohta dhe nuk keni patur rezultat, atëherë interesohuni për këtë terapi me akull.

terapi akullShumë studime tregojnë se të aplikoni akull në pjesë të caktuara të trupit ndihmon për djegur dhjamin. Me sa duket, kjo është shumë efektive në reduktimin e masës trupore dhe forcimin e indeve të lëkurës. Nëse nuk e besoni, vetëm mendoni se si trupi juaj ndjehet pas një dushi të ftohtë.

Çfarë është terapia me akull?

Ndoshta ju nuk e kuptoni se si akulli mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Terapia me akull konsiston në  aplikimin e akullit në ato pjesë të  trupit që janë të varura ose mbipeshë.

Cilat janë përfitimet e këtij trajtimi?

  • Detoksifikimi i trupit.
  • Forcon indet.
  • Natyrisht heq varjet e lëkurës.
  • Përmirëson celulitin.
  • Promovon rrjedhjen e gjakut.
  • Redukton përmasat trupore në vetëm disa seanca.

Terapia me akull filloi në Meksikë në fillim të viteve 2000 dhe është një teknikë inovative masazhi që, kur kombinohet me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime, ka efekte të rëndësishme në trup. Ka disa mënyra të ndryshme për të aplikuar akullin në lëkurë dhe të gëzojmë përfitimet e saj.

Nëse dëshironi të provoni terapinë me akull në shtëpi, vini pak akull në një qese, mbështilleni me një leckë të hollë dhe aplikojeni në zonat ku  dëshironi të humbni peshë apo të tonifikoni lëkurën. Në qytetet e mëdha si SHBA dhe Evropë, ka qendra të specializuara ku realizohet terapia me akull.

Së pari, një baltë të veçantë është përdorur për të pastruar lëkurën, aktivizuar rrjedhjen e gjakut dhe përgatitjen e zonës për hapin e ardhshëm. Një masazh me akull kompleton seancën. Nuk ka efekte anësore të njohura.

Terapia me akull është e rekomanduar për këdo që dëshiron të tonifikojë  lëkurën dhe të humbasë në peshë. Kjo nuk është vetëm për gratë edhe pse 95% e përdoruesve të terapisë me akull janë gra. Është e rekomanduar veçanërisht për gratë pas lindjes, pasi është më pak invazive se teknikat e tjera, nuk ka komplikacione, dhe mund të përdoret menjëherë pas lindjes.

Përveç kësaj, terapia me akull mund të përdoret nga gratë mbi moshën 40 vjeç që kanë filluar të vërejnë një  paqëndrueshmëri në zemër, të pasme, bark, etj.

Ka shumë lloje të ndryshme të akullit në treg që rrisin efikasitetin e terapisë nëse doni ta aplikoni në shtëpi.

  • Ju mund të bëni:
  • Akull kundër rrudhave
  • Akull për një bark të sheshtë
  • Akull për të zvogëluar përmasat trupore
  • Akull fytyrës
  • Akull për të luftuar palosjen e lëkurës
  • Akull pas lindjes

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer