Aritmia, shkaqet që çojnë në çrregullim të rrahjeve të zemrës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kur ndodh aritmia?

Zemra është e ndarë në 4 dhoma – dy dhomat e sipërme (atriumi) dhe dy dhomat e poshtme (barkushet). Ritmi i zemrës normalisht kontrollohet nga një stimulues kardiak normal (nyja sinoatriale) i vendosur në atriumin e djathtë. Nyja sinoatriale prodhon impulse elektrike që nisin normalisht çdo rrahje zemre.

Nga nyjet sinoatriale, impulset elektrike kalojnë nëpër atrium, ku shkaktojnë tkurrje të muskujve të atriumit dhe rrjedhje të gjakut në barkushe.

Impulset elektrike më pas arrijnë në grupin e qelizave të quajtura nyje atrioventikulare – zakonisht është rruga e vetme që sinjalet të kalojnë nga atriumi në barkushe.

Nyjet atrioventikulare ngadalësojnë sinjalet elektrike para se të arrijnë në barkushe. Kjo vonesë lejon barkushet të mbushen me gjak. Kur arrijnë impulset elektrike tek muskujt e barkushes, tkurren, për t’u tejçuar gjaku më pas në mushkri dhe pjesë të tjera të trupit.

Një zemër e shëndetshme ka zakonisht 60-100 rrahje në minutë.

Ndërsa aritmia ndodh kur impulsi nuk lind në mënyrë korrekte tek nyja sinoatriale, por lind në një vatër tjetër, jashtë vatrës normale. Atëherë kemi formimin e aritmive atriale, pra që e marrin zanafillën tek atriumi.

Zemra, përveç muskulit të zemrës, përbëhet nga disa fije shumë të specializuara të cilat prodhojnë impulsin elektrik dhe e tejçojnë atë. Impulsi i gjeneruar nga nyja sinoatriale (një grup qelizash nervore që janë përgjegjëse për prodhimin e potencialit elektrik në zemër) përhapet në të dy atriumet si valë depolarizimi (vala P). Stimuli përçohet pastaj tek nyja atrio-ventrikulare ku ndalet për 1/10 e sekondës (intervali P-Q). Më pas impulsi kalon në dy degëzimet e tufës së Hisit, të majtën dhe të djathtën duke shkaktuar depolarizimin e barkusheve.

Shumë faktorë mund të shkaktojnë ose çojnë në aritmi, përfshirë:

  • Sulm i menjëhershëm në zemër
  • Dëmtime të indeve të zemrës nga një sulm i mëparshëm në zemër
  • Ndryshime në strukturën e zemrës, si nga kardiomiopatia
  • Bllokimi i arterieve në zemër (sëmundja e arterieve koronare)
  • Tensioni i lartë i gjakut
  • Hipertiroidizmi (gjëndër tepër aktive e tiroides)
  • Hipotiroidizmi (gjëndër jo mjaftueshëm aktive e tiroides)
  • Duhanpirja
  • Abuzimi me alkoolin ose kafeinën
  • Abuzimi me drogën
  • Stresi
  • Ilaçe dhe suplemente të caktuara, përfshirë ilaçet kundër ftohjes dhe alergjive, si dhe suplementet me lëndë ushqyese
  • Diabeti
  • Apnea e gjumit
  • Gjenetika

 

 

Burimi: Mayo Clinic / Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet