Arrestohen në flagrancë dy vëllezër. Në gjendje të dehur prishin rendin dhe qetësinë në spital

Elena Beta, gazeta Shëndet + dhe Shëndeti Online

Dy vëllezër janë arrestuar ditën e mërkurë në Durrës, teksa në gjendje të dehur kanë prishur rendin dhe qetësinë në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës.

Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare të Policisë së Durrësit, teksa në njoftimin për shtyp thuhet:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • Florenc Calamani 31 vjeç, banues në Durrës;sherr-w
  • Dajlan Calamani 25 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi:

Më datë 28.12.2016, rreth orës 17:45, në gjendje të dehur, kanë prishur rendin dhe qetësinë në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës.

Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, me qëllim qetësimin e situatës.

Shtetasit e mësipërm nuk i janë bindur uniformave blu dhe në vijim janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë.

Pasi janë shoqëruar, dy vëllezërit  kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Akuzat e ngritura ndaj dy vëllezërve janë: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik  në bashkëpunim” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025