Tashmë është e ditur se kafja çojn në një “nevojë urgjente” për në banjë.
Sipas një studimi të fundit të “Shoqërisë Kimike Amerikane”, efekti laksativ i kafes nuk është kuptuar plotësisht. Shumë njerëz fajësojnë kafeinën për lëvizjen e zorrëve, por ekspertët shpjegojnë se kjo s’është aspak e vërtetë.
Sipas tyre, ka një ndërveprim të ndërlikuar midis sistemit tretës dhe kimikateve që gjenden në kafe. Së pari, aciditeti i kafes shkakton shumë acid në stomak dhe sasia e këtij acidi e bën stomakun të rrisë shpejtësinë për derdhjen e ushqimit në zorrë.
Kafja rrit gjithashtu prodhimin e hormoneve që ndihmojnë lëvizjen e ushqimeve në stomak.
Sipas studimeve, vetëm 3 në 10 njerëz nuk kanë nevojë për jashtëqitje pas konsumimit të një filxhani kafeje.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


