Tregliceridet janë yndyrna të cilat, qarkullojnë në gjakun tonë normalisht në një sasi të caktuar. Nëse kjo sasi rritet, ato mund të përbejnë faktor rreziku për formimin e arterosklerozës me pasojë infarkt apo ishemi cerebrale të mundshme. Shkaqet e nivelit të lartë të treglicerideve janë kryesisht:
faktorët gjenetik
-konsum i lartë i yndyrnave shtazore, djathit, sheqerit të bardhë dhe ushqimeve që e përmbajnë, brumrave me miell të bardhë dhe alkoolit!
SI MUND TA NORMALIZOJMË NIVELIN E TREGLICERIDEVE:
-Kufizoni sasinë e yndyrës në total! Kufizoni akoma më shumë sasinë e yndyrnave shtazore, eliminoni krejtësisht margarinat dhe vajrat vegjetal të gatimit. Përdorni kryesisht zierje ose pjekje me pak vaj ulliri dhe ujë!
-Konsumoni sa më shumë perimet si brokoli, lakrat, gjethet jeshile, cikoret, pazite, gjethet e panxharit dhe rukola.
-Preferoni në vend të gjalpit, salca të bëra me pak vaj ulliri, hudhra dhe erza si borziloku dhe majdanozi.
-Konsumoni çdo ditë 2 lugë të vogla vaj lini me gjizë pa kripë në mëngjes
-Konsumoni peshkun e vogel 3 herë në javë.
-Eliminoni sheqerin dhe miellin e bardhë, preferoni thekrën dhe drithrat e plotë
-Kufizoni frutat në jo më shume se dy në ditë
Konsumoni çdo ditë nga pak bajame dhe arra si dhe fara lini, kungulli & susami
-Preferoni mishin e bardhë, pa lekurë
-Preferoni pastat dhe orizin integral, në sasi të moderuar
-Preferoni fasulet dhe thjerrzat në vend të mishit të kuq!/Blerina Bombaj, dietologe


