Arteriet e bllokuara, 4 shenjat që duhet t’ju shqetësojnë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Për të pasur një zemër të shëndetshme, duhet të keni edhe arterie të shëndetshme, të cilat dërgojnë gjakun e shëndetshëm nëpër inde. Nëse arteriet nuk pastrohen, ato mund të bllokohen dhe qarkullimi i gjakut bëhet shumë i vështirë. Bllokimi shkaktohet nga kolesteroli, yndyra, mbetjet qelizore, fibrina dhe kalciumi.arterie te bllokuara

Nëse lihen pa trajtuar, arteriet e bllokuara mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, duke filluar nga ato kardiovaskulare, artrit, shikim të turbullt, dhimbje kronike etj. Prandaj është e rëndësishme të dini si të identifikoni arteriet e bllokuara, për t’i trajtuar ato sa më shpejtë të jetë e mundur dhe shmangur problemet shëndetësore.

Rrudhat në vesh

Nëse fillojnë t’ju shfaqen rrudha nga kanali i veshit tek pjesa e llapës (të cilat nuk kanë asnjë lidhje me moshën), mund të jetë një nga shenjat e para të arterieve të bllokuara. Është një shenjë e çuditshme dhe shumë profesionistë mjekësorë nuk janë akoma të qartë përse ndodh një gjë e tillë. Edhe pse nuk është patjetër një shenjë e arterieve të bllokuara, duhet të merret në konsideratë.

Dhimbje në këmbë ose shputa

Në rastet kur arteriet bllokohen nga kolesteroli, mund të shkaktojnë ngushtime të arterieve periferike të këmbëve. Për shkak të mungesës së gjakut në këto pjesë të trupit, shkaktohen edhe dhimbje. Nëse ju, ose ndonjë i njohuri juaj ka dhimbje gjithmonë tek këmbët edhe pasi ka ecur për një distancë të shkurtër, duhet të kontrollohet për sëmundjen e arterieve periferike ose sëmundje tjetër kardiovaskulare.

Dhimbje tek pulpa e këmbës

Një gjendje e njohur si arteroskleroza shkakton trashje të mureve arteriale, duke kufizuar rrjedhjen e gjakut tek këmbët dhe shkaktuar dhimbje ose mpirje të një ose dy pulpave të këmbës. Gjendja mund të përkeqësohet më shumë nëse jeni duhanpirës.

Dhimbje dhe dobësi në pjesën e shpinës

Pjesa e poshtme e shpinës është vendi i parë që fillon të përjetojë dhimbje nëse janë bllokuar arteriet. Mungesa e furnizimit me gjak tek kjo pjesë e trupit mund të shkaktojë dobësim të rruazave dhe mund të prek edhe ndonjë nerv.

Burimi: Simple Organic Life / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit