Artriti reumatoid – zbuloni simptomat e para të sëmundjes kronike

Blertina Koka

Artriti reumatoid është një sëmundje kronike ku pacientët ankojnë herë pas here ose gjatë gjithë kohës për dhimbje. Përveç dhimbjes, shfaqen edhe simptoma të tjera, të cilat mund të largohen për njëfarë kohe dhe të rishfaqen sërish, ose ndryshojnë nga njëri person tek tjetri.

Artirit reumatoid gjithmonë prek kyçet dhe shkakton inflamim të tyre. Shenjat e para që paralajmërojnë për këtë sëmundje janë:

  • Ngurtësi: Pacientët me artrit reumatoid shfaqin vështirësi në lëvizjen e kyçeve, sidomos në mëngjes ose pas një periudhe qetësie.
  • Ënjtje: Ënjtja është një nga simptomat më të zakonshme të artritit reumatoid, që shkaktohet nga grumbullimi i lëngjeve në artikulacione apo kyçe.
  • Dhimbje: Inflamacioni tek kyçet i bën ato më sensitive dhe të brishta. Me kalimin e kohës inflamacioni shkakton dëmtim dhe dhimbje.
  • Skuqje dhe rritje të temperaturës në artikulacione

Fillimisht ankesat janë në artikulacionet e duarve dhe ato të këmbëve, por me avancimin e sëmundjes shtohet edhe numri i artikulacioneve që preken nga kjo sëmundje, si në qafë, shpatulla, gjunjë, bërryla etj.

  • Lodhje
  • Dhimbje të muskujve
  • Mungesë oreksi

Artirit reumatoid mund të prekë edhe mushkëritë. Inflamacioni mund të dëmtojë mushkëritë ose veshjen përreth tyre. Prandaj nuk duhet t’i injoroni shenjat e problemeve me frymëmarrjen. Artriti reumatoid mund të prekë gjithashtu artikulacionet në boksin e zërit, duke shkaktuar ngjirje të zërit.

Problemet me sytë, si  katarakti, sindroma e tharjes së syve ose skleriti, janë gjithashtu të zakonshme tek njerëzit që vuajnë nga artriti.

Artriti Reumatoid është një sëmundje e cila e  diagnostikuar në fazat e hershme rrit shanset që  pacienti të ketë një jetë pa dhimbje dhe të mos ketë deformime te kyçet. Diagnostikimi i hershëm dhe fillimi i mjekimit në kohë janë çelësi që çon trajtimin e suksesshëm dhe shmangien e  deformimeve artikulare që bën artriti. Nëpërmjet mjekimeve klasike si  dhe barnave biologjike, të cilat aplikohen nga mjekët reumatogë të Spitalit Hygeia Tiranë, pacientët arrijnë të kenë një jetë normale pa dhimbje dhe pa deformime të kyçeve. E rëndësishme është që të kontrollohen dhe të ndiqen rregullisht nga mjeku reumatolog.

Spitali Hygeia nga datat 10 – 18 Prill, do të ofrojë Paketën e Kontrollit të Artritit nga çmimi real 11,800 lekë me çmimin ofertë prej 7,500 lekë.

Paketa përfshin ekzaminimet si vijon:

  • Gjak Komplet Eritrosediment PCR
  • Uricemi
  • Faktor Reumatoid
  • Grafi
  • Vizitë Reumatologu

Për më tepër informacione apo për të rezervuar takimin tuaj mund të kontaktoni me sekretarinë në numrin: 04 23 90 000.

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj