Asnjë nga shokët nuk shkoi në festën e saj të ditëlindjes sepse ishte autike

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një vajzë autike e festoi e vetmuar ditëlindjen e saj të 18-të, pasi asnjë nga miqtë nuk i shkoi në festë. Hallee Sorenson, nga SHBA, i ftoi të gjithë shokët e klasës dhe miqtë për të festuar ditën e saj speciale me klub boulingu dhe ëmbëlsira, por asnjë nuk shkoi.Hallee Sorenson

Ngjarja ka ndodhur korrikun e vitit të kaluar, por u bë publike para disa ditësh, pasi një kushërira e saj postoi një foto prekëse të vajzës duke festuar e vetmuar ditëlindjen e saj të 18-të. Kushërira e saj e shpërndau foton në Facebook me shpresën që Halle të mos i festonte më vetëm ditëlindjet.

Rebecca përdori fuqinë e medias sociale për të përhapur historinë e trishtë të kushërirës së saj, dhe u kërkoi njerëzve që t’i dërgojnë kartolina me urime për t’ia bërë këtë vit ditëlindjen të paharrueshme.

“Hallee priti me shumë ankth miqtë e saj në ditëlindje që të bënin qejf, por asnjë nga miqtë nuk erdhi. As edhe një i vetëm” tregon Rebecca.

“Por, ju mund ta na ndihmoni që t’ia bëjmë këtë vit ditëlindjen të jashtëzakonshme!”

“Do doja që t’ia mbushim adresën e saj të email me urime për ditëlindje, nga e gjithë bota! Hal e pëlqen shumë të marrë email, kjo mund të jetë dhurata më e mirë për ditëlindje që ajo mund të kërkojë”.

Lyn e shkroi postimin të mërkurën dhe për vetëm 48 orë ka marrë më shumë se 120 mijë shpërndarje.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja