ASTMA tek fëmijët: ja simptomat që e tregojnë

nga Daniela Burnazi

Astma prek 10 – 12% të fëmijëve në SHBA dhe është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve kronike tek fëmijët. Ndërsa simptomat e astmës mund të fillojnë në çdo moshë, shumica e fëmijëve kanë simptomat e tyre të para deri në moshën 5 vjeç.

Jo të gjithë fëmijët me astmë gulçojnë. Kollitja kronike me astmë mund të jetë e vetmja shenjë e dukshme si fillim. Fëmijës mund t’i bëhet bronkilit i përsëritur.

Simptomat pak më të “pazakonta” të astmës tek fëmijët:

– frymëmarrje e shpejtë

– psherëtima

– lodhje e vazhdueshme

– paaftësia për të bërë aktivitete fizike

– ankth

– kollë kronike pa fishkëllimë

– vështirësi në gjumë ose astmë gjatë natës

Duhet të keni parasysh se simptomat e astmës mund të imitohen nga kushte të tjera shëndetësore të tilla si bronkiti, ftohja etj.

Në rast se vëreni se këto simptoma përsëriten tek fëmija juaj atëherë duhet ta çoni tek mjeku për kontroll.

Burimi: Web MD

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"