Kryefaqja Shendeti a-z A Ataku i heshtur i zemrës

Ataku i heshtur i zemrës

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Ne mendojmë se efektet e atakut në zemër mund të jenë aq dramatike sa është e pamundur t’i injorosh. Por, nuk ndodh gjithmonë kështu.

Përshkrimi klasik i atakut në zemër është si një peshë e rëndë që shtyp gjoksin, duke u shoqëruar me një ndjesi ankthi. Në filma njerëzit shtrëngojnë gjoksin, tregojnë panik në sytë e tyre dhe më pas bien në dysheme. Dhe mund të ndodhë kështu, por jo gjithmonë.

Ataku në zemër mund të ndodhë kur zemra nuk furnizohet me gjak – kjo ndodh në përgjithësi nga mpiksja e gjakut. Pavarësisht çfarë mund t’i ndodhë trupit, ndonjëherë nuk ndien dhimbje në gjoks, çka sjell në mos konsultim tek mjeku. Edhe me një dhimbje të lehtë të kraharorit, shumë hamendësojnë që kanë probleme me tretjen dhe mund të zbulojnë që kanë kaluar një atak në zemër vetëm kur i nënshtrohen një elektrokardiograme  në spital, që tregon për dëmtime në zemër. Ajo njihet si ataku i heshtur i zemrës.  Një studim i publikuar në vitin 2016 tregon se kjo mund të ndodhë në 45% të rasteve të goditjes në zemër.

Informacionet për këtë kërkim u nisën të mblidhen në fundin e vitit 1990 dhe që atëherë diagnozat për atakun në zemër janë përmirësuar,  prandaj shifrat mund të mos jenë shumë të larta, por çdo vit ka shumë njerëz që nuk e kanë idenë që kanë kaluar një atak në zemër.

Ka pacientë të cilët ishin të vetëdijshëm që nuk ndiheshin mirë, por jo arsyen. Ata ndiejnë dhimbje në nofull, qafë, krahë, stomak ose në shpinë dhe ndjehen të dobët, nuk marrin dot frymë, marrje mendsh, mund të djersitin ose të kenë të vjella. Është kombinimi i simptomave  dhe jo dhimbja në kraharor  që kërkojnë diagnostikim.

Është e thënë që rastet me atak të heshtur në zemër apo pa dhimbje në kraharor janë më të shpeshta tek gratë, duke sjellë vonesën e kontrollit dhe uljen e shanseve për t’i mbijetuar.

Me qëllim për të kuptuar nëse është vërtet kështu, disa hulumtues shkencorë kanadezë filluan në vitin 2009 të masnin simptomat e goditjes në zemër sistematikisht, duke studiuar 305 pacientë që po kalonin angioplastikën. Kjo ndodh kur një enë gjaku e bllokuar rihapet duke fryrë një tullumbace të vogël brenda saj. Procedura mund të imitojë simptomat e një ataku në zemër, kështu që ndërsa balonat ishin fryrë, pacientëve iu kërkua të përshkruanin se çfarë mund të ndienin. Ata nuk gjetën asnjë diferencë mes burrave dhe grave për sa i përket sikletit në kraharor, dhimbje në krahë, gulçim, djersitje dhe të vjella, por gratë kishin më shumë dhimbje në qafë apo nofulla sesa në kraharor.

Studime të tjera kanë qenë disi kundërshtuese, duke raportuar se si burrat dhe gratë kanë gjasa të përjetojnë dhimbje në kraharor, ndryshe nga studimet e tjera që raportojnë se burrat preken më lehtë se gratë. Ndonjëherë çështja është ngatërruar nga hulumtuesit duke përfshirë diagnoza të tjera krahas sulmeve në zemër në të njëjtin studim. Prandaj në 2011 u bë një rishikim, me qëllim për të përcaktuar nëse ekziston një dallim në simptomat e përjetuara nga burrat dhe gratë.

U përfshinë studimet nga SHBA, Japoni, Suedi, Gjermani, Britani dhe Kanada, përfshirja më e madhe me më shumë se 900,000 njerëz. Të dhënat u morën nga 26 studimet më të mira, të kombinuara dhe të ri-analizuara. Ata dolën në përfundim se: “Gratë kanë më pak mundësi sesa burrat, të kenë dhimbje në kraharor  dhe më shumë mundësi sesa burrat të kenë simptomat si lodhje, marramendje, të vjella”.

Në të dyja sekset, pjesa më e madhe përjetonin dhimbje në kraharor por një e treta e grave dhe afërsisht një e katërta e burrave kalojnë atakun në zemër por pa pasur simptomat në kraharor duke e bërë të vështirë për ta kuptuar se çfarë po ndodhë. Nëse nuk e dini se sa serioze mund të jenë simptomat, ka më tepër mundësi që ju mos të kontrolloheni. Njerëzit presin mesatarisht 2-5 orë.

Një studim i ri ka për qëllim të kuptojë më shumë mbi procesin e mendjes së njerëzve në vendosjen nëse është çështje mes jetës dhe vdekjes dhe të vendosin të konsultohen me një mjek.  Gjatë një interviste me një numër të vogël të grave të cilat kanë kaluar një atak në zemër, zbuluan se disa e kishin kuptuar se diçka nuk ishte mirë dhe i ishin drejtuar mjekut. Tre prej tyre kishin pasur simptoma të lehta në fillim, të cilat më vonë u bënë me intensive, duke i shtyrë të konsultoheshin nga një mjek. Ndërsa pjesa tjetër nuk e kishin dinit që simptomat lidheshin me zemrën dhe nuk kishin lajmëruar ndokënd por kishin  vendosur të presin dhe të shohin.

Pra, si përfundim themi që jo vetëm dhimbjet në kraharor janë  tregues të atakut në zemër por gjithashtu edhe disa simptoma së bashku, prandaj duhet të konsiderojmë rrezikun e një ataku në zemër edhe pse nuk duket si në filma.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here